e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 7 shkurt 2012 3:15.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Një konkurs prestigjioz inkurajon gratë shkencëtare 

© Foto: BGNES

Vasillka Steflekova dhe Ralica Zidarova u dekoruan me çmimin “Për gratë në shkencë”.
Vasillka Steflekova dhe Ralica Zidarova janë dy të reja bullgare që 2011-ën u dekoruan me çmimin “Për gratë në shkencë”. Ato fituan nga një bursë në vlerë 5 mijë euro. Këto para janë parashikuar për studimet e tyre shkencore dhe shpërblehen që të inkurajohet karriera e tyre e mëtejshme në këtë fushë. Bursa prestigjioze jepet në më shumë se 50 vende të tjera. Krijuesit e çmimit janë L’Oreal-i dhe UNESCO-ja. Në Bullgari çmimi jepet për herë të dytë. Ceremonia solemne u mbajt nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencave.

Shekuj të tërë gratë nuk kanë pasur qasje në shkencë. Fatkeqësisht ende vërehet kjo tendencë në shumë vende të botës – thotë Petja Evtimova, zëvendës ministre e arsimit. – UNESCO-ja dhe Komisioni Evropian e morë këtë çështje në duart e tyre që të inkurajojnë gratë në shkencë. Më vjen mirë, sepse në Bullgari nuk e kemi problem. Vendi ynë është ndër të parat në Evropë për sa i përket pjesëmarrjes së grave në proceset shkencore. Që prej vitit 1920 Bullgaria krenohet me profesoren e shkencave fizike Elistaveta Karamihajlova, emri i së cilës përmendet së bashku me këta të Maria Curie-s dhe Lise Meitner-it. Kjo tendencë pozitive është duke vazhduar edhe sot dhe kemi mjaft gra laureate të shkencës.

Sipas një raporti të KE-së të vitit 2009 në lidhje me barazinë e sekseve në fushën e shkencës Bullgaria renditet mes vendeve prijëse në Kontinentin e vjetër për sa i përket numrit të shkencëtareve. Në vend 45 për qind e seksit femëror merret me shkenca, ndërsa në vendet e BE-së shkenca ende konsiderohet punë burri (70 për qind).

Projektet e tyre shkencore bullgaret Ralica dhe Vasilka i prezantuan para një jurie prestigjioze, e cila vlerësonte 30 të reja të moshës deri në 35 vjeçe në fushën e shkencave natyrore. Me profesion Vasilka Steflekova është fizike dhe pohon që në Bullgari nuk ka pengesë për të zhvilluar profesionalisht, megjithëqë është femër. “Vitet e fundit shumë organizata financojnë studime shkencore të bullgarëve të rinj, thotë ajo. Vetë ajo ka marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar të programit evropian “Maria Curie”. Prej pak kohe Vasilka punon si asistente në Institutin e Fizikës paranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Me çmimin evropian “Për gratë në shkencë” ajo u dekorua, duke prezantuar analizat e veta në lidhje me teknologjinë e lazerit. Për çfarë bëhet fjalë? E veçanta e studimit të Vasilkës është që metoda e saj analizon jo vetëm metalet, por edhe qeramikën dhe qelqin. Përparësi tjetër është që metoda e saj nuk prish tërësinë e lëndëve të studiuara. D.m.th. analiza është shumë e përshtatshme për t’u caktuar datimin e artefakteve arkeologjike. Bursën Vasilka do ta përdorë për blerjen e teknikës dhe materialeve të ndryshme, të cilat lehtësojnë studimin.

Bullgarja Ralica që gjithashtu u dekorua me çmimin evropian “Për gratë në shkencë” është biologe me profesion. Ajo punon si kryeasistente në Fakultetin Biologjik pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”. Katër herë ka marrë pjesë në ekspedita shkencore në ishullin Livingstën të Antarktidës. Këto studime kishin të bënin me lloje të reja algash. Kështu Ralica bëri jurinë për vete. Për çfarë bëhet fjalë?

Studiuam sipërfaqen e algave – sqaron Ralica Zidarova. – Interesantja tek ato është që algat janë indikatore të kushteve të mjedisit. Studimet tona në Antarktidë dolën të suksesshme, sepse shkencëtarët para nesh nuk kishin marrë në konsideratë letërsinë e duhur. Llojet ishin të ngatërruara dhe nuk kishte njohuri për përhapjen e tyre. Në këtë lidhje nisi punën tonë që t’i dallojmë këto alga. Nga ana e vet studimi çoi në zbulimin e llojeve të reja, të cilat në të kaluarën janë përshkruar gabimisht. Bursa që fitova më ndihmoi që ta vazhdojë studimin në ishullin Livingstën dhe besoj se do të korrë rezultate të mira.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com