e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 8 shkurt 2012 1:07.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë trafiku i njerëzve

Bashkëpunimi i suksesshëm bullgaro-gjerman në luftimin e trafikut të femrave 

Këto vajza janë të moshës nga 16 deri në 25 vjeçe, janë të paarsimuara dhe i përkasin pakicës turke apo rome në Bullgari. Ato nisen për në Gjermani, sepse andej u kanë premtuar lidhje martesore ose punë të paguar shumë mirë. Faktikisht i detyrojnë që të prostituojnë. E kemi fjalën për 25 femra që u bënë viktima të prostitucionit në Bon të Gjermanisë. Për këtë çështje u fol në një konferencë në Sofje, të organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në vend dhe nga Shërbimi federal kundër veprimeve kriminale.

Bullgaria është pikënisja kryesore e trafikut të organizuar të femrave në Evropë. Për këtë raporton Shërbimi federal, duke mbështetur në të dhënat e 2010-ës, sipas të cilave çdo e pesta femër është viktimë e prostitucionit, kurse çdo i pesti tutor në Gjermani e ka shtetësinë bullgare. Hetuesit zbardhën fenomenin e prostitutave me qëndrim të përkohshëm si në Gjermani, ashtu edhe në vende të tjera të BE-së. Që prej momentit, kur Bullgaria u anëtarësua në BE (2007), policia e qytetit gjerman të Bonit vëzhgon një rritje të vazhdueshme të numrit të prostitutave dhe tutorëve nga Bullgaria. Shumë shpejt çështja doli në dritë. Me ndihmën profesionale të kriminalistëve bullgarë hetuesit gjermanë zbuluan skemën e trafikantëve. Tutorët kërkojnë vajza nga vendet e fshehta të Bullgarisë, pastaj u premtojnë martesë ose punë të mirë në Gjermani. Por faktikisht ato detyrohen të prostituojnë nga 12 deri në 15 orë në ditë. Nëse refuzojnë kërkesat e tutorit, vajzat pësojnë rrahje nga ata.

Skema punonte pa problem – thotë kryehetuesi, komisar Rainer Bell dhe sqaron pse këto vajza bëhen viktima të lehta. – Faktikisht ato nuk e kuptojnë që janë bërë viktimë. Në shumicën e rasteve janë rritur në familje patriarkale, ku roli i gruas lidhet vetëm me punën në shtëpi. Në moshën e fëmijërisë ndaj këtyre vajzave prindërit kanë ushtruar dhunë. Asnjë prej 25 viktimave të prostitucionit në Bon nuk ka mbaruar shkollë. Këto janë vajza nga Bullgaria me origjinë turke apo rome.

Viktimat dhe trafikantët që hetohen nga policia gjermane janë me banim në rajonin e qytetit Dobriç, Bullgari Verilindore. Për zhvillimin e suksesshëm të procesit hetimor ndihmuan Kryedrejtoria e luftimit të krimit të organizuar në Bullgari dhe Prokuroria e qarkut të Dobriçit. Autoritetet bullgare arritën të mbledhin dëshmitë e vajzave. Një punë që doli e vështirë, sepse të hetuarat kishin marrë kërcënime fizike nga trafikantët.

Në raste të këtilla familja e viktimës gjithashtu kërcënohet. Ne marrim informacione për fshatin, ku banojnë të afërmit. Me rëndësi është që viktimat dhe familjet e tyre të ndihen të sigurta. Ne dhe kolegët bullgarë e garantojmë këtë – thotë komisari gjerman Bell. – U arrit në 10 dënime penale për një periudhë nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. Disa dënime janë me kusht. Dënimi penal për trafikun e femrave me qëllim prostitucionin haset rrallë.

“Çështja e Bonit”, siç e quajnë, është një precedent dhe sigurisht do të hedhë dritë mbi shoqërinë në lidhje me trafikun e njerëzve. Përveç kësaj, çështja do të ndihmojë në parandalimin e rasteve të këtilla, i bindur është komisari gjerman: Sa më i lartë është niveli i arsimit dhe statusi social i vajzave në vendet amtare, aq më rrallë do të bëhen viktima e trafikantëve dhe tutorëve. Për mua, duke qenë kriminalist, ishte me shumë rëndësi që arritëm të drejtonim një sinjal të qartë si ndaj kriminalëve, ashtu edhe ndaj viktimave. Ato të fundit tashmë janë në dijeni që nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit. Për sa u përket kriminalëve, duhet të dinë që ne së bashku me kolegët bullgarë do t’i ndjekim deri në fund dhe do të marrin dënimet e merituara.

Sipas disa vlerësimeve trafiku i qenieve njerëzore është ndër të trija përfitimet e krimit të organizuar, ku janë trafiku i armeve dhe ai i drogës. Sipas komisarit Bell shkatërrimi i këtij grupi kriminal u bë në sajë të bashkëpunimit të suksesshëm mes Bullgarisë dhe Gjermanisë. Në të ardhmen duhet të përforcohet bashkëpunimi me organizatat joqeveritare, me EUROPOL-in dhe EUROJUST-in, pa ashtu ka nevojë për strategji të reja në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com