e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 8 shkurt 2012 2:07.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Fushata kombëtare “Ruaje zemrën tënde!” 

© Foto: arkiv

Asociacioni “Ruaje zemrën tënde” parashikon një program arsimor drejtuar njerëzve me probleme kardiologjike.
“Ruaje zëmrën tënde!” është motoja e Fushatës kombëtare të informacionit në Bullgari, e cila ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Organizatorët e saj janë Shoqata e kardiologëve bullgarë dhe Asociacioni “Zemër”, ku anëtarë janë pacientët që vuajnë nga zemra. Këto sëmundje konsiderohen arsyeja kryesore për rastet e vdekjes mes popujve në Evropë. 62-65 për qind e gjithë vdekshmërisë në Bullgari ka të bëjë me sëmundjet e zemrës.

Nga Spitali Kombëtar i Kardiologjisë drejtojnë vëmendje ndaj pakësimit të rasteve të infarktit. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe disa bullgarë të moshës nga 30 deri në 40 vjeç. Më 2008 Bullgaria u përfshi në Hartën evropiane “Zemra e shëndoshë”, e cila cakton masat e mjekimit të sëmundjeve të zemrës. Me këto çështje merren përfaqësues të ministrive të shëndetësisë, shoqatave të kardiologëve dhe të fondacioneve të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së. Në Bullgari të angazhuarit ndaj Hartës “Zemra e shëndoshë” janë përfaqësues të organizatave shtetërore dhe joqeveritare. Qëllimi i tyre është që t’i ndihmojnë të sëmurët nga zemra dhe të pakësojnë sëmundjet e zemrës.

Prof. Asen Gudev, kryetar i Shoqatës së kardiologëve në Bullgari, flet hollësisht rreth çështjes: “Një pjesë e madhe e infarkteve mund të parandalohet, sepse kanë të bëjnë me mënyrën e keqe të jetesës: pirje e duhanit, ushqime yndyrore dhe të kripura, lëvizshmëri të pamjaftueshme. Para pak kohe doli në dritë një statistikë në lidhje me pakësimin e vdekjeve prej zemrës në tri vende të Evropës – Angli, Danimarkë dhe Poloni. Pakësimi i këtyre sëmundjeve ka të bëjë me masat profilaktike, ku qëndrojnë ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe kufizimi i duhanit. Arsyeja për sëmundjet e zemrës është hipertonia që nuk mjekohet. Sipas të dhënave, në Bullgari ka rreth 2 milionë të sëmurë hipertonikë, derisa popullsia e vendit numëron afro 7 milionë vetë. Por vetëm gjysma e të sëmurëve mjekohen dhe kontrollojnë nivelin e koresterolit të tyre. Duhet të lajmërojmë njerëzit që shumë rëndësi ka kontrollimi i peshës dhe tensionit, po ashtu duhet të promovohet mënyra e shëndoshë e jetesës. Ndryshe do të vazhdojmë të vuajmë nga këto sëmundje. Kemi nevojë për një organizatë aktive të pacientëve, e cila të informojë, të sigurojë lidhjen mes mjekëve dhe të sëmurëve. Ende ka pacientë, të cilët vonë kuptojnë që kanë pësuar infarkt. As afërmit e tyre janë në dijeni. Për vit të dytë botojmë një kalendar drejtuar pacientëve, ku për çdo muaj ka këshilla për masat profilaktike që duhet të merren.”

Tashmë Organizata e pacientëve të sëmundjeve të zemrës u çel. Asociacioni “Ruaje zemrën tënde” parashikon një program arsimor drejtuar njerëzve me probleme kardiologjike. Qëllimi është që të ndihmohen të sëmurët, duke marrë informacion për matjen e tensionit dhe koresterolit, po ashtu edhe për faktorët rrezikues. Këtë na tregon kryetarja e organizatës, znj. Maria Dimitrova. Fushata “Ruaje zemrën tënde” është nisma e parë e asociacionit të sapolindur dhe zhvillon aktivitete të ndryshme në Sofje dhe në vende të tjera të Bullgarisë për të informuar të sëmurët nga zemra dhe ata që janë në rrezik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com