e dielë, 27 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 8 mars 2010 2:28.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Kompanitë tek ne me kërkesa më të larta ndaj kandidatëve për punë 

Autori: Veneta Nikolova
Një gjallërim të vogël në tregun e punës regjistrojnë vëzhguesit. Një vit pas fillimit të krizës tek ne kompanitë tashmë lirohen nga shqetësimi dhe kërkojnë kuadro të reja. Por tani kërkesat e tyre janë më të larta, ndërsa rrogat që ofrojnë – më të vogla. Tendenca është e shpjegueshme, duke marrë parasysh papunësinë e rritur dhe numrin e madh të specialistëve pa punë, të cilët bëjnë garë për vendet e punës.

Kohët e fundit pak punëdhënës emërojnë punonjës të rinj, sepse përbën risk të zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe të harxhojnë mjete për rroga dhe sigurime në këto kohë të rënda. “Nga Viti i Ri kërkimi i kuadrove të kualifikuara u rrit. Frika nga e panjohura u zhduk, kompanitë tashmë punojnë me tempe normale” – tha për Radio Bullgarinë Simona Harizanova nga sajti për zhvillim të karrierës back2bg. Më shumë mundësi për punë aktualisht ofrojnë sektori i teknologjive të informacionit dhe ai i financave. Këta dy sektorë janë prekur më pak nga kriza. Administrata shtetërore gjithashtu ofron një fushë realizimi, si edhe marketingu.

Një nivel të lartë arsimi, zotërim të më shumë se një gjuhe të huaj, përvojë profesionale dhe gatishmëri për të punuar me kohë pune të panormuar – këto janë vetëm disa nga kërkesat e punëdhënësve ndaj kandidatëve për punë. Njëkohësisht në njoftimet për punësim evitohet çfarëdo qoftë komenti për rrogën e ofruar. Specialistët në fushën e resurseve njerëzore janë kategorikë se rrogat janë pakësuar gjatë 12 muajve të fundit, por rriten kërkesat e kompanive. Cili është kandidati ideal për punë në situatën e tanishme?

“Kandidati ideal nuk duhet të ketë kërkesa të larta – komentoi Simona Harizanova. – Zotërimi i gjuhëve të huaja është një avantazh. Kërkohen ekspertë të rinj, por me përvojë solide, gjë që nuk është e mundur. Por në se jeni në moshë 23-30 vjeç, e keni mbaruar universitetin dhe keni 2-3 vjet stazh, keni shanse të mëdha të gjeni punë.”

Mirëpo nuk mjafton të jeni të rinj, të arsimuar dhe me përvojë, të zotëroni disa gjuhë të huaja dhe të jeni shumë të motivuar që t’ju marrin në punë. Sepse konkurrenca në tregun e punës tani është e madhe. Për një vend bëjnë garë rreth 20 specialistë. Vetë punëdhënësit thonë se të gjejnë kandidatin ideal ndër oqeanin e pretendentëve është një detyrë e ndërlikuar. Prandaj përparësi kanë ata që mund të vërtetojnë përvojën e tyre profesionale dhe karakteristikat e tyre personale me një dokumentacion të pasur diplomash, certifikatash, letrash për motivim, rekomandimesh etj. Shefi juaj i ardhshëm mund t’ju pyesë për hobin tuaj dhe si e kaloni kohën e lirë. Pra, duhet të jeni gati t’ju shikojnë nën lupë.

“Vihet re se firmat në Bullgari fillojnë të emërojnë punonjës sipas standardeve të huaja – shpjegoi Simona Harizanova. – Është mirë se kërkohen rekomandime, sepse në CV nuk mjafton. Secili mund ta “zbukurojë” me fakte që nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër një CV nuk mund të prezantojë kandidatin me të gjitha cilësitë dhe veçoritë e tij. Kështu që tendenca të kërkohet një dokumentacion i hollësishëm është në dobi si të punëdhënësit, ashtu edhe të kandidatit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com