e dielë, 12 shkurt 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 9 mars 2010 2:50.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Institucioni i Avokatit të popullit kontribuon për një informim më të mirë të qytetarëve për shërbimin shëndetësor 

© Foto: BGNES

Avokati i popullit i Republikës së Bullgarisë Ginjo Ganev (djathtas) dhe gjenerali Stojan Tonev (majtas) në prezantimin publik të hartës evropiane për të drejtat e pacientëve në Akademinë mjekësore ushtarake.
Në bazë të të dhënave të organizatës evropiane për analiza dhe informacion Health Consumer Powerhouse për vitin 2009, Bullgaria zë një nga vendet e fundit në Evropë për nga mbrojtja e të drejtave të pacientëve. Pozicioni tonë në këtë klasifikim është shqetësues, por është shpjegues në sfondin e tronditjeve pothuajse të vazhdueshme, të cilat i duron sistemi tonë shëndetësor gjatë 20 vjetëve të fundit. Dhe aktualisht përsëri ka tension mes shtresës së mjekëve nga ana e Arkës Kombëtare Shëndetësore të mjekëve personal, të cilët përgatisin veprimtari greviste. Në të njëjtën kohë po rrjedh reforma e radhës në sferën spitalore, lidhur me ristrukturimin dhe mbylljen e disa nga spitalet në vend. Në raste të tilla të drejtat e pacientëve janë të shtyra në një plan më të pasmë, kur bëhet fjalë për shëndetësi. Dhe prapë së prapi si një vend evropian Bullgaria nuk mund ti lejojë vetes të mos i marrë parasysh. Shumë nga ankesat e veta, pacientët e pakënaqur tek ne i drejtojnë direkt drejt avokatit të popullit të republikës Gjinjo Ganev. Kurse ai nga ana e tij ndërmori një fushatë serioze për popullarizimin dhe sqarimin e hartës Evropiane për të drejtat e pacientëve, e cila paraqiti personalisht në disa spitale të mëdha në kryeqytet dhe vend. Një prej tyre qe Akademia Ushtarake Mjekësore, ku përpara mjekëve dhe pacientëve Ginjo Ganevi u drejtoi apel drejtuesve të realizojnë reformën shëndetësore me masë. Sipas tij ristrukturimi i filluar i spitaleve frikëson disa nga të drejtat bazë të pacientëve-për një prani të lirë deri në një shërbim të përsosur mjekësor dhe për një zgjedhje të lirë të spitalit:
“Të drejtë të sigurohet një ndihmë të pranueshme, në kohë dhe me cilësi shëndetësore të secilit dhe kur të krijohen kushtet për këtë, atëherë të kalohet drejt mbylljes së spitaleve-thotë Gjinjo Ganev. Është e domosdoshme në të njëjtën kohë të ketë një minimum të kushteve në spitalet – ekzistencë të mjekëve të përgatitur mirë dhe kushte teknologjike dhe atëherë të flasim për një pranim të qytetarëve deri në një ndihmë mjekësore me cilësi. Nuk mund një spital i cili nuk disponon me resurs-ekip mjekësh dhe pajisje, të pretendojë për financimin dhe ekzistencën e mëtejshme. Kjo përveç se ngarkon në mënyrë suplementare sistemin shëndetësor të mbingarkuar, nuk është në dobi dhe të pacientëve. Ristrukturimi i spitaleve si një element nga reforma shëndetësore duhet të bëhet me shumë vëmendje, maturi dhe ndjenjë për përgjegjësi ndaj pacientëve.”
Harta evropiane për të drejtat e pacientëve reglamenton 14 të drejta fondamentale, mes të cilave dhe e drejta e pranisë deri tek shërbimet shëndetësore, të miratimit të informuar gjatë shërimit, të zgjedhjes së lirë të shërbimeve mjekësore mbi bazën e një informacioni adekuat për ta, të drejtën e respektimit të standardeve për cilësi të kujdeseve mjekësore e të tjera. Tek ne zgjidhja e çështjeve, të lidhura me të drejtat e pacientëve, nuk mund të arrihet pasi nuk ka standarde të mjaftueshme mjekësore. Neglizhenca e gabimeve mjekësore është fakt. Kurse një nga të drejtat fondamentale në hartë është e drejta e një ndihme kompetente shëndetësore. Një e drejtë tjetër, e cila shumë pak njihet dhe kërkohet nga pacientët,është e drejta e prevencës. Fakt është se pavarësisht si një anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian, Bullgaria akoma nuk ka një ligj të pranuar për të drejtat e pacientit. Gjatë vitit 2006 në Kuvendin Popullor u parashtruan 3 projektligje në lidhje me këtë. Ato parashikojnë çdo një pacient të ketë të drejtë të një dëmshpërblim me para në rastet se, shëndeti i tij dëmtohet për shkak të ndonjë eksperimenti mjekësor, procedurë terapeutike ose diagnistikë. Por ligji akoma nuk është pranuar në mënyrë zyrtare. Problemet për realizim të të drejtave të pacientëve në Bullgari janë të lidhura më tepër me monopolin ekzistues të arkës shëndetësore, si dhe me vështirësinë gjatë dialogut midis ministrisë së shëndetësisë, arkës dhe sektori joqeveritar. Një hap drejt përmirësimit të këtij dialogu është themelimi i Organizatës Kombëtare të Pacientëve, e cila seriozisht angazhohet me këtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Si jetojmë

Të gjitha nga rubrika Si jetojmë