e dielë, 12 shkurt 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 11 mars 2010 3:07.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Bullgaria pas 10 vjetëve 

© Foto: BTA

Me pjesëmarrjen e udhëheqësit bullgar të shtetit Gjeorgji Përvanov në sallën e pritjes për Fëmije dhe të rinj pranë presidencës u zhvillua diskutim me temë “Si e shikoj Bullgarinë gjatë vitit 2020?”

Me pjesëmarrjen e udhëheqësit bullgar të shtetit Gjeorgji Përvanov në sallën e pritjes për Fëmije dhe të rinj pranë presidencës u zhvillua diskutim me temë “Si e shikoj Bullgarinë gjatë vitit 2020?”. Akcentet bazë të diskutimit me nxënësit nga klasat e larta qenë demokracia, arsimi, ruajtja e mjedisit rrethues dhe ekonomia gri. Ky është debati i 50 i rregullt nga miratimi i sallës së pranimit pranë presidencës. Tema është në kontekstin e debatit të ardhshëm të gjerë shoqëror në vend mbi strategjinë për zhvillimin kombëtar “Bullgaria 2020” si një pjesë nga strategjia “Evropa 2020”, e cila aktualisht shqyrtohet në Bashkimin Evropian. Miq të posaçëm të takimit qenë nxënësit nga gjimnazi i Profilizuar me studimin e gjuhëve të huaja “Shën Metodij” në Sofje, skuadra e të cilit fitoj vendin e parë gjatë muajit janar në konkursin për nxënës të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Përgjigjen e pyetjes se cilat do të jenë prioritetet bazë të strategjisë “Bullgaria 2020” nuk mund të jepet pa pjesëmarrjen e të rinjve, sepse ata janë ata , të cilët do të punojnë, jetojnë dhe formohen politikisht pas 10 vjetëve në Bullgari. Bindje në këtë shprehën dhe presidenti Përvanov dhe pjesëmarrësit e rinj në debatin, të cilët gjatë vitit 2020 do të jenë në moshën e vet më aktive krijuese.
“Popullerizimi i pjesëmarrjes të njerëzve të rinj në struktura aktive qytetare shqyrtohej shumë, derisa qemë në Stresburg”-rikujtoi nxënësja e klasës së 11 Xhulia Dimitrova. E pikërisht, si ti detyrojmë të rinjt të votojnë, të marrin një pjesëmarrje më të madhe në veprimtaritë politike, të kenë një dialog të drejtpërdrejtë me njerëz nga shtresat e larta, siç bëjmë ne aktualisht. Një nga propozimet e mia në këtë lidhje në Parlamentin Evropian qe të ketë televizion të Bashkimit Evropian. Por ajo tanimë është bërë, quhet Eurotelevizion dhe bile na dhanë në të nga Strasburgu”.

Sipas pjesëmarrësve në debat tek ne çdo muaj duhet të organizohen takime të bullgarëve të rinj me figurat kyçe të Bullgarisë, si dhe nga vendet e tjera nga Bashkimi Evropian. Që të mund të shqyrtohen ndryshimet, prioritetet e vendit tonë janë të dëgjohet në fakt se çfarë kërkojnë të rinjtë tek ne. Kështu ata realisht do të marrin pjesë në formimin e politikave për zhvillimin e vendit. “Takimet me politikanë prijës, në ngjashmëri me këtë me presidentin Përvanov, tanimë nuk janë precedent. Në fund të muajit të kaluar qemë të pritur dhe nga kryetari i parlamentit bullgar Cecka Caçeva, me të cilën diskutuam vizionin e bullgarëve të rinj për Bullgarinë”, rikujtoi akoma Xhulia Dimitrova.
“Propozimi im është që të gjitha institucionet të kenë ditë të dyerve të hapura , që të shikojmë nga brenda se si punojnë ata dhe jo vetëm godinat nga jashtë. Të mund secili prej nesh të njihet me punën , të marrë pjesë në këtë nga e cila interesohet”, kërkoi një nga pjesëmarrëset në debat.
“Sipas meje dhe në shkollë duhet të bisedohet mbi këto çështje-mendon një pjesëmarrës tjetër në debat. Dhe në orën e kujdestarit të klasës duhet nganjëherë të ketë tema, të cilat i kushtohen jetës shoqërore dhe politike të vendit. Mbase atëherë të rinjtë do të jenë më të informuar dhe që aty dhe më të interesuar nga ajo që po bëhet në Bullgari”.

Ekologjia është tema tjetër bazë , e cila i emocionon bullgarët e rinj. Ata kërkojnë që Bullgaria pas 10 vjetëve të jetë e pastër dhe të ketë ruajtur natyrën e vet. “Të gjithë jemi dëshmitarë të kataklizmave klimatike, të cilat në fakt janë të shkaktuara kryesisht nga ngrohja globale” thotë Aleksandra Gëllëbova. Sipas saj, kur është e mundur, është mirë të lëvizim me biçikletë, dhe jo me makinë, që të pakësohet derdhja e gazrave të dëmshme në atmosferë.
“Ideja për shfrytëzimin e biçikletave në vend të makinave, duhet të propozohet më gjerësisht në mediet dhe të komersializohet, që të mund të arrihet deri tek njerëzit-thotë Mihaella , një pjesëmarrëse tjetër në debat. Secili mendon se mund ta bëjë, por në fakt shumë pak njerëz marrin një vendim të tillë. Duhet të ndërtohet një infrastrukturë përkatëse për biçikletat si dhe parkingje të posaçme siç është në vendet e tjera nga Bashkimi Evropian.
“Çdo herë, edhe kur lani dhëmbët, mund të ndaloni ujin. Sepse çdo një pikë është me rëndësi të madhe. Kurse uji , siç e dimë të gjithë domethënë jetë”- është e bindir Aleksandra Gëllëbova, sipas së cilës secili është përgjegjës për pasojat e veprimeve të veta. Ajo rikujtoi se në godinën e Komisionit Evropian ka sisteme të cilat e grumbullojnë ujin e shiut dhe e shfrytëzojnë për vaditje ose për qëllime sanitare-një zgjidhje shumë të mirë për ruajtjen e ujit të vlefshëm”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Si jetojmë

Të gjitha nga rubrika Si jetojmë