Më se 40 mijë veta vizituan ekspozitën e sivjetshme të 17-të “Aleja e shëndetit”. Mikpritës tradicional i kësaj veprimtarie është Pallati Popullor i Kulturës. Organizatorë janë “Mirta Medikus” dhe Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Ruajtjes së Shëndetit Shoqëror dhe një sërë strukturash të pacientëve. Në ekspozitë prezantohen produkte natyrore dhe fito-terapeutike, ilaçe, medikamente, shtesa ushqimore, kozmetika mjekësore, produkte bletësh, ushqime ekologjike dhe shëndetësore, vitamina, minerale dhe materiale për tendencat moderne në profilaksinë, mjekimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve me rëndësi sociale. Më shumë hollësi sjell inxhinieri Marin Penkov – drejtor i firmës “Mirta Medikus”:
“Në kuadrin e ekspozitës organizohet matja e parametrave më të rëndësishme shëndetësore. Bëhet fjalë për matjen e dyoksidit të karbonit si prevencë të sëmundjeve të mushkërive, që janë karakteristike për stinët kalimtare. Një kontrollim i tillë është i dobishëm për pirësit e duhanit. Një interes provokon pavijoni për matjen e indeksit të peshës. Bullgaria është një nga vendet e BE-së, me përqindje të lartë të njerëzve me peshë mbi normat. Një problem tjetër i cili meriton vëmendjen e njerëzve është osteoporoza. Me një aparat special matet dendësia e eshtrave. Në vend njerëzit konsultohen për regjimin më të përshtatshëm ushqimor dhe për vitaminat dhe shtesat ushqimore.”
© Foto: Diana Hristakieva
Interesi i madh ndaj ekspozitës tregon, se bullgarët filluan të sillen me përgjegjësi më të madhe ndaj shëndetit të vet. Ata kërkojnë produktet natyrore shëndetësore dhe e vënë theksin mbi masat profilaktike. Krahas kësaj ata kërkojnë informacion për rreziqet, që provokojnë sëmundjet e ndryshme, dhe për mundësitë e ruajtjes së shëndetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova