“Bota jo gjithmonë është një vend i shkëlqyer për të jetuar, por prej nesh varet të evitojmë krizat personale dhe shoqërore, të luftojmë dhe të ecim përpara” – me këto fjalë artistja e njohur dhe e dashur bullgare Sillvia Llullçeva filloi prezantimin e projektit të Fondacionit “Kofoed shkollë për vetë-ndihmë Bullgaria”.
Fondacioni është degë e organizatës Kofoeds Skole-Danimarkë – një institucion, i krijuar gjatë vitit 1928 nga Hans Kristian Kofoed, që u siguron arsim dhe ndihmë njerëzve të cilët kanë rënë në varfëri dhe grupeve të margjinalizuara nga shoqëria. Rrjeti i Kofoed shkollave është i përbërë prej 16 qendrave në nëntë vende evropiane. Bullgaria u bë një pjesë nga familja Kofoed gjatë nëntorit të vitit të kaluar me hapjen në kryeqytet të Shkollës për vetë-ndihmë. Gjetja e punës dhe përshtatja ndaj shoqërisë të njerëzve të izoluar nga ana e shoqërisë dhe të prekshëm janë tanimë një pjesë nga ditët e përditshme të drejtorit të Kofoeds-Bullgaria, Teodor Llullçev dhe një grup psikologësh, punonjës social dhe juristë.
Në fillim të këtij muaji, me ndihmën financiare të Bashkisë së Sofjes në kuadrin e programit Evropa 2012, ata filluan punë mbi projektin “Art për secilin”. “Arti si parim është elitar, por arti vet për nga vetja e vet është një nevojë e brendshme e çdo një personi. Detyra dhe dëshira jonë janë të mund t’u ndihmojmë sa më shumë njerëzve, të cilët janë kthyer në një ose tjetër mënyrë në autsajder të kthehen në shoqërinë. Arti është një nga mënyrat më të mira sipas nesh, të shfaqet kreativiteti i tyre. Veçanërisht, materialet me të cilat do të punojnë njerëzit në shkollën tonë janë “të panevojshme” d.m.th. kuti prej kartoni, butile prej qelqi etj. Ato do të fillojnë të jetojnë një jetë të re në duart e “nxënësve” tanë. Simbolika është e dukshme dhe ne jemi të bindur se, çdo gjë, çdo njeri ka të drejtë për një shans të dytë. Presim që ndaj projektit tonë të aderohen edhe studentë nga Akademia kombëtare e arteve, të cilët të na ndihmojnë me dijet dhe përvojën e tyre në art. Le të bëjmë kështu, që të mund të dëfrejmë dhe të punojmë së bashku. Ky është edhe parimi bazë i Shkollave Kofoed – njerëzit të jenë një pjesë nga bashkësia, të krijojnë dhe të përjetojnë, të grumbullojnë dije bashkërisht.”
Projekti “Art për secilin” do të vazhdojë deri në mesin e muajit tetor. Krijimet artistike, rezultat nga iniciativa do të paraqiten në Galerinë e kryeqytetit. Sa i përket punës së Kofoed Bullgaria deri në këtë moment, Teodor Llullçev ishte tepër lakonik dhe në të njëjtën kohë emocionues: “Koha e rëndë gjatë vjeshtës dhe dimrit sollën shumë njerëz te ne, që kërkuan ndihmën e shkollës sonë. Disa prej tyre thjesht kishin nevojë nga kjo, të thonë se përmes çfarë peripecish kanë kaluar. Disa prej tyre erdhën njëherë, por mbetën për të biseduar me psikologun tonë mbi katër orë... Njerëz të tjerë mbetën më gjatë. Morën jo vetëm një pije të ngrohtë, por edhe një qëndrim dhe sjellje të ngrohtë, sepse organizata jonë, si dhe pjesa më e madhe e organizatave joqeveritare janë të ndryshme nga të gjitha organizatat administrative me këtë, se nuk sillen ndaj njerëzve si ndaj rastit të radhës... Ekipi ynë synon t’u japë këtë vetëdije, këtë bindje dhe ngrohtësi, të cilën çdo një njeri do të gëzohet të mund ta fitojë. Nuk do të harrojë se si qeshën sytë e njeriut të parë, i cili gjeti punë. Ndihma të cilën i dhamë nuk e di sesa e madhe ka qenë, por ai tha: “Unë përsëri ndihem njeri i vlefshëm dhe kam fuqinë, forcën dhe dëshirën të vazhdojë të krijojë jetën time.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva