I fshehur në skajin perëndimor të maleve Rodope, fshati i vogël Osikovo numëron rreth 500 veta – ortodoksë dhe myslimanë. Prej kohësh fshatarët kultivojnë duhan dhe patate. Puna në arë nis që nga fillimi i pranverës dhe zgjat deri në fund të vjeshtës. Banorët e fshatit Osikovo aspak imagjinojnë të bëjnë pushime verore, sepse gjatë stinës së verës ata punojnë që të kursejnë para për dimrin. Kështu kalon koha 38-vjeçari Kadri Gushterov, i cili është baba me dy fëmijë.
“Prodhojmë duhan. Fillojmë punë në orën 5 të mëngjesit. Pasdite bëjmë disa orë pushim dhe pastaj vazhdojmë punën në arë – tregon për jetën e tij të përditshme z. Gushterov. – Kjo përsëritet çdo ditë. Secili prej nesh ëndërron por ëndrrat nuk realizohen. Dua që të ketë punë, sepse duhet të kujdesem për fëmijët e mi dhe t’i dërgojë ata në shkollë. Më vjen keq për rininë e cila do të mbetet në fshat. Këtu nuk ka mundësi për zhvillim dhe detyrohet të punojë në arë. Të rinjtë nuk janë nxitur, nuk ka sfida para të cilave të qëndrojnë. Çdo ditë është e njëjtë – nuk ka para dhe ne mundohemi të fitojmë nga pak që të arsimohen fëmijët tanë. Vetë fëmijët janë në siklet kur kërkojnë para për librat e shkollës dhe për rrobat. Ka kohë që jemi në këtë gjendje. Kam ëndërruar të udhëtojë në botë, më pëlqejnë pamjet e bukura. Në shkollë isha nxënës i mirë në gjeografi. Mbase do të zhvillohesha në këtë fushë, po të mos i kisha prindërit e moshuar, të cilëve duhej t’u rrija pranë. Paskam shumë ëndrra. Vështirësisht përballojmë krizën. Kërkoja punë në disa vende të Bullgarisë, shkova për punë edhe në Spanjë, por nuk pata sukses. Para disa vitesh, sikur ishte pak më ndryshe. Të ardhurat na mjaftonin të dërgonim fëmijët në plazh. Djali i madh ishte student në Blagoevgard katër vjet dhe kisha mundësi të pagoja për studimet e tij. Nuk e di se çfarë ndodhi. Vitet e fundit gjithçka u prish për shkak të papunësisë. Dua që të dërgojë edhe djalin e vogël në universitet, sepse mundësi për zhvillim nuk ka këtu. E kam 20 vjeçar. Ai vazhdimisht kërkon punë. Kishim kursyer pak para, por i shpenzuam. Tani marrim borxhe.”
E shoqja e Kadri Gushterovit, Shukra, punon në arë që prej kohës së fëmijërisë. Edhe ajo ka ndihmuar prindërit, ashtu siç sot e bëjnë fëmijët e saj. Ndihet e mbyllur, pa të drejtë zgjedhjeje. Ëndrrat e saj kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve. “Edhe unë si njerëzit e tjerë kamë ëndërruar të kem një shtëpi të bukur, punë dhe mundësi të shkollojë fëmijët – thotë Shurka Gushterova. – Te ne këto ëndrra të thjeshta nuk realizohen. Më vjen keq se i zgjojë fëmijët herët në mëngjes. Ndihem keq se deri në fillim të vjeshtës duhet të punojnë tokën. Në këtë moshë fëmijët e tjerë në botë jetojnë ndryshe. Dua që të arsimohen, të shkojnë diku jashtë vendit dhe të kenë një të ardhme më të mirë. Këtu, përveç kultivimit të duhanit, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër. Vjet ishim katër muaj në Spanjë. Kaluam shumë mirë. Kemi mbledhur qershi, molla, dardha dhe pjeshka. Sivjet na lajmëruan se i ka zënë breshër dhe nuk ia vlen të shkojmë përsëri. Prandaj e mbollëm duhanin. Kultivojmë 6-7 akra. Mund të them se punë më të vështirë se kjo nuk ekziston. Për pushime verore nuk kemi shkuar kurrë, sepse në këtë periudhë të vitit duhet të përpunojmë duhanin. Mendoj se nëse gjithë familja gjen punë në Francë, do të kemi mundësi financiare të çlodhemi diku së bashku. Detin e kam parë vetëm nga largësia. Kur isha fëmijë, prindërit e mi kultivonin duhan në një vend afër Varnës, por kurrë nuk kam shkuar në plazh.”
Gjatë stinës së verës, kur të gjithë fëmijët shkojnë për pushime, vajza 15-vjeçare e familjes Gushterovi – Gyltena, nuk ka mundësi për t’u argëtuar. Nuk ka kohë as për të lexuar ndonjë libër. “Zakonisht gjatë kohës së pushimeve i ndihmoj prindërit qoftë në shtëpi, qoftë në arë – tregon Gyltena. – Tani punojmë duhanin. Edhe pse zgjohem herët në mëngjes, më flihet shumë dhe pasdite bie për disa orë. Pastaj rreh orës 5 shkojmë përsëri në arë. Dua që të bëhem mësuese. Në fshat kemi vetëm një parukere. Kur vajzat e tjera nuk kanë para që t’i bëjnë flokët, më vijnë në shtëpi. U jap këshilla edhe si të vishen. Por kjo ndodh kur kam kohë të lirë. Dua profesionalisht të merrem në këtë fushë. Patjetër se dua të regjistrohem në shkollë profesionale të parukerisë, por këtu në fshat nuk kam mundësi të këtillë. Prandaj dua të bëhem mësuese, sepse fshatarët nuk harxhojnë para për zbukurime. Më tepër të gjejë punë në shkollën e fshatit. Dua të jap mësime në gjuhë dhe letërsi bullgare, sepse e parapëlqej këtë lëndë. Po ashtu më pëlqejnë biologjia, historia dhe matematika. Nuk dua që të mbetem në fshat, por mundësi tjetër nuk kam. Vështirësisht prindërit e mi do të më lejojnë të shkojë në vend tjetër për të ndjekur mësimet. Kurrë nuk kam qenë në det dhe me kënaqësi të madhe do të shkoja.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova