e dielë, 12 shkurt 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 30 gusht 2010 3:23.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Kush harxhon më shumë nga buxheti familjar në kohën e krizës – burrat apo grat? 

© Foto: Tanja Harizanova

Për shkak të krizës dhe konsumit të shtrënguar çmimet e mallrave në disa dyqane kanë rënë në nivel të favorshëm.
Burrat kursejnë, grat harxhojnë. Kjo, sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikës për vitin 2009, është sjellja e familjeve bullgare në kohën e krizës. Statistika tregon, se burrat bullgarë totalisht kanë hequr dorë nga “lodrat” e tyre luksoze siç janë televizorët, veturat, orët e shtrenjtë dhe blerjet e tyre janë ulur deri në minimum. Por shtrëngimi i rripit në kohën e krizës me sa duket nuk vlen për grat – pohojnë ekspertët e Institutit kombëtar të statistikës. Dihet se grat nuk mund të kursejnë, prandaj ato vazhdojnë të harxhojnë. Me gjithë krizën ato nuk privohen nga kozmetika dhe veshmbathje të reja – tregojnë të dhënat statistikore. I tërheqin edhe zbritjet e mëdha të çmimeve në dyqanet, përsëri për shkak të krizës. Një bluzë për shembull vlen si tre kile domate. Si ta mos blesh? Qe të bindemi edhe ne kush harxhon më shimë burrat ose grat vizituam dy dyqane për kozmetikë dhe për elektronikë dhe teknikë shtëpiake. Anketa jonë e shkurtët, e bërë në njërën prej qendrave të mëdha tregtare të Sofjes jep rezultate interesante:
Në familjen tuaj kush harxhon më shumë nga buxheti familjar për nevoja personale?

“Unë harxhoj më shumë, por jo për kozmetikë, por për gjëra të tjera – për libra, për argëtime dhe takime me miq – thotë Veronika Hristova, shitëse në një butik të kozmetikës. – Burri proteston, por edhe ai përfshihet në argëtimet, kështu që gjërat kompensohen njëra tjetrën. Kemi arritur konsensus në lidhje me harxhimet e mia. Pra pas 22 vjetësh martese nuk mund të mos ketë konsensus:”

A vazhdojnë burrat të blejnë si më parë elektronikë të shtrenjtë?

“Shumë rrallë, gratë janë më aktive por blejnë para se gjithash sende të imta, teknikë më të lirë shtëpiake,më shpesh kompjuterë - përgjigjet Svilen Grigorov – përgjegjës i sallës në një dyqan të teknikës dhe elektronikës shtëpiake.- Burrat tashmë shumë rrallë blejnë televizorë me plazmë, viedeokamera ose teknikë tjetër të shtrenjtë të markave botërore”.

Në anketën tonë u përfshi dhe Gergana Stoimenova, arkëtare në po këtë dyqan. Konstatimit të statistikës, se në kohën e krizës grat harxhojnë më shumë mjete prej buxhetit familjar për kozmetikë dhe veshje sesa burrat, Gërhana i ishte kategorike”: “S’ka një gjë të tillë!”.

“Blejnë gjithçka – secili sipas nevojës. Bile ka burra që blejnë për veten sende më të shtrenjta sesa veshjet e grave” – thotë Gergana.

Në foajenë e Qendrës tregtare dy burra të rinj të veshur mirë bënin muhabet. I pyetëm kush “dëmton” buxhetin familjar në kohën e krizës? Dhe morëm një përgjigje të papritur:

“Hajde të themi direkt – burrat! Ata harxhojnë më shumë lekë për veturat e tyre, por edhe për familjen, për fëmijët dhe për kapriçe të ndryshme” – na përgjigjën ata.

Gjatë 10 vjetëve të fundit, sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikës, aftësia blerëse e bullgarëve është rritur mjaftë. Me të
ardhurat e rij vjetore përpara 10 vjetëve bullgari mund të blinte vetëm tre televizorë, deri sa sot mund të blejë shtatë. Ose një shembull tjetër. Në qoftë se përpara 10 vjetëve me këto para bullgari mund të blinte 13 kostume, sot mund të blejë 23. Të dhënat e Institutit kombëtar të statistikës tregojnë dhe një anë tjetër të jetës sonë të përditshme. Kriza dhe kursimet nuk janë reflektuar ndjeshëm në tryezën tonë. Përkundrazi. Është rritur konsumimi i mishit, frutave dhe i perimeve dhe është ulur konsumimi i bukës.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Si jetojmë

Të gjitha nga rubrika Si jetojmë