e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 15 dhjetor 2011 3:16.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Politika

Presidenti i porsazgjedhur Rosen Plevneliev me 10 prioritete për të ardhmen e Bullgarisë 

© Foto: BGNES

Reforma në sistemin e drejtësisë është prioriteti i parë i presidentit Rosen Plevneliev.
“Dhjetë prioritete – dhjetë urdhrat e Zotit!” Në mënyrë qesharake i zgjedhuri president Rosen Plevneliev i quajti dhjetë prioritet për zhvillimin afatgjatë të Bullgarisë. Qysh nga dita e parë në postin e presidentit 23 janar 2012, zoti Plevneliev do të nisë diskutime për marrëveshje kombëtare në lidhje me çështjet e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sepse “investitorët përzgjedhin për stabile këto shtete që nuk harxhojnë lehtësisht. Nuk ka dyshim që Bullgaria është vend stabil, vetëm duhet të bëjmë një program afatgjatë”, deklaroi Rosen Plevnelievi.

“Në Evropë ka stuhi të madhe. Kriza andej është e trefishtë – financiare, ekonomike dhe e borxheve, tha presidenti i sapozgjedhur. Kriza më e frikshme është ajo e borxheve, sepse ndikon mjaft negativisht mbi ekonominë. Ajo do të çojë në mbylljen e shumë programeve publike që nga ana e vetë do ta ulë konsumimin. Në Bullgari nuk mund të pritet rritje e lartë ekonomike, më tepër do të rimëkëmbemi ngadalë. Sepse biznesi nuk do të investojë në hapjen e vendeve të reja të punës, do të jetë i kujdesshëm, d.m.th. lufta do të jetë për çdo lekë investimesh. Aktualisht hapen vende të reja pune. Investimet na japin diturinë ndërkombëtare know-how, për të cilën vende të tjera janë luftuar dhjetëra vite.”

Prioriteti i parë i zotit Plevneliev ka të bëjë me drejtësinë. “Një sistem efikas i drejtësisë, i cili të paraqitë Bullgarinë si një vend të sigurt për investime dhe biznes”. Prioriteti i dytë lidhet me përmirësimin e shpejtë të mjedisit të biznesit: “Bullgaria mund të bëhet qendër tërheqëse për investitorët, sepse kemi stabilitet dhe kemi plan zhvillimi progresiv për ekonominë, deklaroi presidenti i ri. – Nëse aktualisht jemi në vendin e 74-të të shkallës doing business, gjatë 2020-ës për qëllim e kemi ngjitjen në vendin e 50-të. Duhet të jemi në dijeni që ka nevojë për një politikë shumë më aktive për t’u tërhequr investime.”

Nuk ka asnjë shtet i pasur, ku të mos punojnë institucionet. Ato garantojnë të drejta, mjedis së biznesit me mundësi konkurrimi dhe ua sigurojnë të gjithëve barazinë në fillim. Ky është theksi i prioritetit të tretë – reformë administrative dhe qeveri elektronike. Prioriteti i katërt është në lidhje me infrastrukturën, i pesti – me efikasitetin energjetik, pavarësinë energjetike dh liberalizimin energjetik. Pikërisht ajo e fundit “automatikisht do të rritë pasurinë e bullgarëve, do të hapim dhjetëra mijë vende pune, 72 për qind e të cilave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bullgari.” Rosen Plevnelievi bëri një llogari elementare. Në vend jetojnë 7.4 milionë bullgarë, të bashkuar në 2.8 milionë familje. Atyre u përkasin 3.2 milionë banesa. Synohet që të paktën 1 milionë banesa mesatarisht 50 metra katrorësh të riparohen. Kjo do të rritë çmimin e tyre me 100 euro. Sipas llogarisë me 15 miliardë euro do të rritet pasuria e bullgarëve. Përveç kësaj, 1 milionë familje do të pakësojnë shpenzimet e banesës, ndërsa paratë e kursyera do të përdoren për konsumim. Prioriteti i gjatë është ai i zhvillimit të rajoneve, kurse i shati ka të bëjë me reputacionin e mirë të Bullgarisë. Shkenca, arsim, risi – atyre u beson qeveria për rritje ekonomike.

“2.7 milionë janë të punësuarit bullgarë. Prej tyre 500 mijë janë në sektorët me taksa të shtuara të larta, komentoi z. Plevneliev. – Ata ishin motorët e rritjes dhe konsumimit gjatë kohës së krizës. Ia vlen që të drejtohemi ndaj tyre. Pavarësisht a e kemi fjalën për teknologjitë e informacionit, farmaceutikën ose inxhinierinë, këto industri bënë një arritje të konsiderueshme në kohën e krizës. Nga risitë vjen taksa e shtuar e lartë, ndërsa prej saj – shteti i pasur.”

Zhvillimi kulturor dhe shpirtëror i kombit gjithashtu është ndër prioritetet e presidentit të ri. “Urdhri i fundit i Zotit” ka të bëjë me mbështetjen e industrive, të cilat konsiderohen motorët ekonomike të rritjes.

“2 vjetët e fundit ekonomia e Bullgarisë u drejtua drejt eksportit, theksoi tendencat pozitive të ekonomisë bullgare z. Plevneliev. – Gjatë 3 vjetëve të fundit eksporti i vendit u rrit me 40 për qind në vit. Një arritje shumë e mirë për ekonominë dhe kompliment për biznesmenët bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com