e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 19 janar 2012 2:13.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Politika

Presidenti i ri Rosen Plevneliev u betua në Parlament 

© Foto: BTA

Presidenti i ri Rosen Plevneliev: “Kauza ime është që Bullgaria të kthehet në një shtet mesatarisht i pasur evropian, me regjione të zhvilluara dhe ekonomi të aftë konkurruese.”
Të porsazgjedhurit president dhe zëvendëspresident i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe Margarita Popova u betuan në Kushtetutën e vendit përpara Parlamentit bullgar nën tingujt e himnit kombëtar dhe himnit të Evropës së Bashkuar.

Rosen Plevneliev është presidenti i katërt bullgar i zgjedhur në mënyrë demokratike, pasi fitoi zgjedhjet gjatë muajit tetor 2011. Ai do ta zë postin pas dy mandatave prej 5 viteve të presidentit Georgi Përvanov. Dorëzimi i pushtetit do të bëhet më 22 janar me një ceremoni solemne ushtarake. 21 të shtëna të artilerisë do të shënojnë ndërrimin e kryekomandantit suprem të Forcave të armatosura të Bullgarisë.

Pavarësisht se udhëheqësi i shtetit bullgar ka të drejta të kufizuara, figura e tij konsiderohet për një pozitë shumë të rëndësishme. Ky është posti i vetëm suprem në Bullgari, i cili përcaktohet drejtpërdrejtë nga populli, në ndryshim nga ky i kryeministrit dhe të kryetarit të parlamentit. Përpara se të kandidohet për president, Rosen Plevneliev ishte një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetin e Bojko Borisovit. Sipas të dhënave sociologjike, menjëherë pas zgjedhjes së tij për president të Bullgarisë dhe në këtë moment, ai gëzon 55% miratim shoqëror.

Rosen Plevneliev ka lindur më 14 maj 1964 në qytetin Goce Dellçev, në Bullgarinë Jugperëndimore. Ai është një sipërmarrës dhe politikan, i lidhur me partinë e djathtë centriste tani qeveritar GERB, pa qenë anëtar i saj.

Gjatë kandidaturës së tij për udhëheqës të shtetit, teknokrati 47 vjeç u premtoi zgjedhësve bullgar të ndërtojë një vizion të ri të institucionit presidencial, programe prej 10 prioriteteve dhe transparencë. Qëllimi i tij bazë është Programi kombëtar për zhvillim “Bullgaria 2020”, mbrojtja të prioriteteve kombëtare dhe e ardhmja evropiane e vendit. Përballimi me deficitin e drejtësisë dhe të reformës administrative, përfshi dhe të qeverisë elektronike gjithashtu janë ndër prioritetet e tij. Ai përkrah fortë efikasitetin energjetik dhe pavarësinë energjetike të vendit.

Dhe se çfarë tha presidenti i ri Rosen Plevneliev në fjalimin e tij të parë përpara Kuvendit Popullor:

Për mua një Bullgari e fortë, përparimtare dhe e suksesshme nuk është thjesht një qëllim. Kjo është një kauzë. Kauza të shërbejmë, të japim më të mirën nga vetja jonë. Të sakrifikojmë interesat personale, të lemë pas anësitë politike. Jemi të fortë vetëm kur jemi të bashkuar. Deri tani kryesisht krizat na kanë bashkuar. Ka ardhur koha të bashkohemi rreth qëllimit kombëtar. Bullgaria ka nevojë jo thjesht për një ëndërr, por prej një programi, i cili të pranohet nga shoqëria dhe nga forcat tona politike. Deficiti më i tmerrshëm i një kombi është deficiti i së ardhmes. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Qeveritë ndërrohen, por Bullgaria nuk mund të fillojë çdo herë nga e para. Kërkimi i bashkimit është prioritet i presidentit. Por ajo, që propozon “Bullgaria 2020” është jo thjesht konsensus, por marrëveshje rreth programit afatgjatë për rritje ekonomike dhe zhvillim të kombit. Kauza ime është që, Bullgaria të kthehet në një shtet mesatarisht i pasur evropian, me regjione të zhvilluara dhe një ekonomi të aftë konkurruese, në të cilën populli të jetojë denjësisht, kurse njerëzit e rinj të mbeten dhe të shikojnë perspektivë për zhvillim. Kjo duhet të bëhet qëllimi strategjik i kombit deri në vitin 2020. Prandaj, pavarësisht nga vështirësitë, nuk mund dhe nuk duhet të flasim për një shpëtim, por për rritje.

Në një plan të jashtëm politik, presidenti i ri tha se, do të punojë për zhvillimin evropian të Bullgarisë dhe do të drejtojë një kurs drejt një integrimi më efektiv dhe të përshpejtuar të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
“Më shumë Evropë, do të thotë një Bullgari më e fortë dhe më e pasur – nënvizoi Rosen Plevneliev. – Bullgaria ka përgjegjësinë të kontribuojë për demokracinë, stabilitetin, paqen dhe prosperitetin në regjionin tonë dhe në botë. Është një shans historik se, gjatë 20 vjetëve të fundit, Ballkani ndryshojë rrënjësisht. Sot fqinjët tanë kanë perspektivën e vet evropiane. Ne zgjasim dorë drejt secilit, i cili do që të jetojë në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane.”

Miq të ceremonisë solemne të betimit të Rosen Plevnelievit dhe Margarita Popovës në Parlament ishin presidentët Georgi Përvanov, Zheljo Zhelev dhe Petër Stojanov, kryeministri Bojko Borisov dhe anëtarët e kabinetit, kreu i Kishës Ortodokse Bullgare patriarku Maksim, anëtarët e Gjykatës Kushtetues, përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, pushteti gjyqësor dhe korpusi diplomatik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com