e mërkurë, 19 qershor 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 20 qershor 2012 2:57.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Politika

Bullgaria përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës 

© Foto: BTA

Takimi i dy kryeministrave – zotërinjtë Bojko Borisov dhe Hashim Thaçi

Më 18 dhe 19 qershor kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi bëri një vizitë në Bullgari. Gjatë të gjitha takimeve u ripohua përkrahja e Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidenti Rosen Plevneliev deklaroi, se e ardhmja e Republikës së Kosovës lidhet me anëtarësimin në BE-në dhe në NATO-në. Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov theksoi, se qeveria e Kosovës plotëson të gjitha angazhimet ndaj BE-së dhe NATO-së dhe prandaj është optimist për perspektivën euroatlantike të këtij vendi. Zoti Borisov nënvizoi, se Kosova më shpejtë do të hyjë në NATO-në, se sa në BE-në. Në një moment, kur Kosova nuk është e njohur nga një sërë shtetesh, pozita kategorike e Bullgarisë përbën një përkrahje të vlefshme për Kosovën. Kryeministri Thaçi i falënderoi Bullgarisë, se ishte një nga shtetet e para, që njohën pavarësinë e Kosovës.

Pala bullgare premtoi përkrahjen e vet për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në UNESKO-në. Duke marrë parasysh faktin, se shteti më i ri në Ballkan, akoma është në procesin e integrimit me strukturat ndërkombëtare, kjo përkrahje gjithashtu ka rëndësi të madhe.

Gjatë vizitës kryeministrat Bojko Borisov dhe Hashin Thaçi arritën marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në rajon.

Vizita kontribuoi edhe për zgjerimin e suazave juridike të marrëdhënieve dypalëshe me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërqeveritare për ripranim të personave, që qëndrojnë pa autorizim. Krahas përmasave politike, vizita kishte edhe një orientim ekonomik. Kryeministri Thaçi vizitoi edhe Dhomën Ekonomike Bullgare, ku ftoi sipërmarrësit bullgarë të bëjnë investime në Kosovë. Ai shprehu shpresë, se biznesmenët bullgarë do të shfaqin interes ndaj bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, energjetikës dhe minierave në Kosovë. Pala bullgare shprehu interes për investime në fushën e ndërtimit dhe energjetikës. Prania ekonomike bullgare në Kosovë është fakt. Sivjet firma bullgare “Gllavbollgarstroj” u zgjodh ndërtues i Pallatit të Gjyqit në Prishtinë. Pritet, që pas kësaj vizite lidhjet ekonomie dypalëshe të zhvillohen dhe të thellohen.

Vizita dha shenje edhe për zhvillimin e mëtejshëm të dialogut dypalësh në nivel më të lartë. Presidenti Rosen Plevneliev drejtoi ftesë, që presidentja e Kosovës Atifete Jahaga të bëjë vizitë në Bullgari, ndërsa kryeministri Bojko Borisov mori ftesë për vizitë në Kosovë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Politika

Të gjitha nga rubrika Politika