e mërkurë, 22 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e shtunë, 7 korrik 2012 1:46.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Personalitete

Rajko Nikollov: “Fatbardhët janë të papërkulurit” 

© Foto: arkiv personal

Siç janë shumica e të rinjve edhe ai është plot optimizëm. Veç se tek ai optimizmi nuk ka të bëjë vetëm me pritjet për të ardhmen e vet, por edhe me ato të vendit. Pikëpamja e tij pozitive mbi botën bazohet në “burimet e konsiderueshme njerëzore”, që, sipas tij, kemi në dispozicion. I bindur është se kemi potencial, por nuk kemi mjaft vrull që të ndërtojmë të ardhmen tonë. “Kemi nevojë që t’ia sqarojmë vetes çështjen, nëse kemi një ambicie të përbashkët, do të arrijmë gjithçka”. Ky është opinioni i Rajko Nikollovit, student 23-vjeçar në Fakultetin e Drejtësisë.

Sipas tij Bullgarisë duhet t’i shikojmë si një shtëpi të përbashkët, ku për t’u ndjerë komode, çdokush duhet të kontribuojë. “Sot është lehtësisht të duash atdheun. Nuk ka nevojë të biesh në betejë. Mjafton që të jesh këtu dhe të punosh. Kështu je në dobi të shtetit dhe ekonomisë së tij,” pohon i riu Rajko. Ai planifikon të rikthehet në Bullgari pasi të mbarojë fakultetin jashtë vendit. Dëshira e tij është që të punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të bëjë një karrierë të suksesshme diplomatike. Për këtë qëllim ai ndjek studimet e shkencave politike dhe të drejtësisë ndërkombëtare në Sorbonën e Parisit – njërin nga universitetet më të njohura në botë. Studenti është i mendimit se Bullgarisë, duke qenë anëtare e BE-së, i nevojitet ky lloj njohurish dhe kuadro të këtij drejtimi. Rajko Nikollov do të vazhdojë studimet në Universitetin Kolumbian në Nju Jork, pasi u përzgjodh për të marrë bursë mes 350 studentëve nga gjithë Franca. Sigurisht diplomat e dy universiteteve prestigjioze do të favorizojnë karrierën e suksesshme të bullgarit në shumë vende të botës. Gjithsesi ai do të kthehet në Bullgari.

“Arsyet janë dy – sqaron Rajko. – E para ka të bëjë me ekonominë. Në Bullgari ka akoma për të bërë në fushën e ndërtimit, ka nevojë për profesionalistë. Jashtë vendit këta si unë janë shumë. Kjo është ana praktike e çështjes. Por nuk bëhet fjalë ku do të gjejë punë lehtësisht. Po ashtu ekziston ana emocionale. E dua Bullgarinë meqenëse ka probleme. Për mendimin tim çdo sfidë mund të përballohet. Jeta nuk mund të matet vetëm me paratë e fituara. Nuk dua ato të drejtojnë jetën time. Faktikisht në Bullgari mund të përfitohet. Duke përjashtuar sektorin publik, në shumë sfera të tjera ka para. Mjaft kompani vendëse zhvillohen me suksesin e firmave të huaja. Për specialistët e rinj gjithmonë do të ketë punë. Personalisht unë dua të punojë në sektorin publik që të jem në dobi të shtetit. Kështu do të praktikojë njohuritë teorike. Vetë ide për një karrierë të diplomatit më tërheq shumë.”

Rajko Nikollov interesohet për Ballkanin. Ja pse ai dëshiron të punojë në Departamentin e Çështjeve Ballkanike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Diplomati i ardhshëm është i mendimit se Bullgaria duhet të mbrojë interesat e veta përmes politikës së jashtme.

“Pa diskutim vendet fqinje janë partneret më të rëndësishme të Bullgarisë. Ne jemi pjesë e familjes evropiane dhe për ne është me rëndësi të fillojmë të mendojmë në mënyrë më pragmatike, d.m.th. çfarë u përgjigjet interesave shtetërore, ndërsa jo vetëm dobia e përbashkët qoftë për BE-në, qoftë për NATO-n – thotë Rajko Nikollov. – Siç çdo shtet tjetër duhet të llogarisim interesat e veta, ndërsa jo çështje që nuk kanë të bëjnë me ne. Unë jam pro BE-së, por sipas meje integrimi suplementar, në veçanti në lidhje me politikën tatimore, është i papërshtatshëm për vendin tonë, sepse nuk favorizon ekonominë bullgare. Politika e përbashkët synon që Bullgaria të heq dorë nga aftësitë e saj për konkurrencë në fusha, ku Gjermania dhe Franca, p.sh., nuk janë zotëruese. Ndërkohë Bullgaria duhet të dalë në tregje të reja, ku vendet e lartpërmendura kanë bërë përparime. Përkatësisht mund t’ia bëjmë Francës pyetjen pse nuk dëshiron të integrojë politikën energjetike. Përgjigja është që vendi ka mjaft burime të ndryshme dhe nuk ka nevojë për ta bërë këtë. Ja pse nuk duhet të biem dakord me politikën e integruar tatimore. Çështje tjetër me rëndësi për ne është ajo e aderimit të Turqisë në BE. Kjo duhet menduar mirë, sepse e keni Turqinë vend fqinj. Mendimi im personal është pa lidhje, por në përgjithësi BE-ja nuk është gati të anëtarësojë një shtet të tillë aq të madh.”

Para pak kohe i riu Rajko fitoi një konkurs organizuar nga Sorbona, i cili simuloi një proces gjyqësor. “Pjesëmarrja në konkurse të këtilla është me shumë rëndësi për studentët e degës së drejtësisë, sepse në këtë mënyrë fitojmë përvojë”, sqaron studenti bullgar, duke shtuar: “Në vend të parë shkruhet kërkesë drejtuar gjykatës, pastaj me gojë deklarohet para tij. Në këtë rast ishte një proces i simuluar para Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë në lidhje me gazit shist.”

Rajko Nikollov interesohet edhe për arte luftarake. Me krenari thotë se ka rrip të zi në Taekwondo. Megjithëqë në Paris nuk ka pasur kohë të lirë për të ushtruar sportin e preferuar prej tij, pohon se ky i ka ndihmuar shumë. “Artet luftarake janë mësimi më i mirë i vazhdueshmërisë, që kam marrë në jetë. Për këtë rrip të zi jam trajnuar tetë vite me radhë katër herë në javë. Njeriu nuk duhet të përulet, duhet të luftojë. Siç ka thënë politikani dhe filozofi Makiaveli: “Fatbardhët janë të papërkulurit”. Duhet të veprojmë, të jemi aktivë që të ecim përpara.”

Para një muaji Rajko Nikollovi ishte i pranishëm në takimin midis Asociacionit të Studentëve Bullgarë në Paris dhe zëvendës presidentes së Bullgarisë, znj. Margarita Popova. “Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për mua, sepse u njoha me studentë të tjerë, të cilët gjithashtu kanë pikëpamje pozitive mbi botën, të njëjtën që unë kam ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Këta studentë gjithashtu duan të kthehen në atdhe dhe jam i kënaqur që nuk jam vetëm në pozitat e mia – thotë Rajko Nikollovi. – Takimi u zhvillua në ambient joformal dhe të gjithë ne patëm në bisedë të hapur me zëvendës presidenten. Në vende të tjera studentët vështirësisht kanë qasje te përfaqësuesit e lartë të shtetit. Mund të deklaroj se gati 90 për qind e të pranishmëve të këtij takimi dëshironin të kthehen në Bullgari. Këta janë njerëz me arsim të ndryshëm – studentë të fizikës, drejtësisë dhe menaxhimit. U arrit në përfundimin se duke rikthyer në atdhe, ne duhet të mbrojmë të drejtat e veta që të sigurojmë rrugën e sigurt të kthimit të të tjerëve. U bë fjalë për pyetjen e bërë shpeshherë: “Çfarë do të bëjë shteti për mua?” në vend që t’ia bëjmë vetes pyetjen “Çfarë kam bërë unë për Bullgarinë?” Liria nuk është vetëm e drejta e çdokujt, kurse është edhe përgjegjësia e tij. Sot ne mund të zhvillohemi dhe arsimohemi në fushën që dëshirojmë, por kjo mundësi kërkon që të japim diçka prej vetes. Bullgaria, kjo është çdo prej nesh së bashku me tjetrin. Nëse ne nuk kontribuojmë për Bullgarinë, ajo nuk mund të jetë në favor të qytetarëve të saj. Le të konsiderojmë vendin si një shtëpi të përbashkët. Çdo kërkon të ndihet komode dhe t’i ketë gjërat e rregulluara. Që të ndodhë kjo, edhe ne duhet të bëjmë përpjekje. Politikani i njohur i Indisë Mahatma Gandhi ka një thënie: “Ji ndryshimi, të cilin do të shikosh në botë”. Kjo mund të jetë e vlefshme në nivel kombëtar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com