“Ekziston një fjalë e urtë “Legjionar për një ditë – legjionar për gjithmonë”, thotë bullgari Georgi Llozev, i cili është kthyer në një dëshmi të vërtetë për vërtetësinë e këtyre fjalëve. Georgi ka qenë afro 4 vjet një pjesë nga Legjioni i Huaj Francez, por sipas fjalëve të tij edhe sot bëhet e qartë se, kjo nuk është thjesht një shërbim ushtarak për një kohë të caktuar, por një prirje deri në fund të jetës.
Çdo gjë për Georgin fillon me pasionin e tij ndaj udhëtimeve dhe përjetimeve të reja. Nëna e tij, një antropologe nga Akademia Bullgare e Shkencave, e ka marrë me vete në gërmimet arkeologjike akoma si fare të vogël. Kjo ka çuar deri në zgjedhjen e tij pas Gjimnazit Francez të vazhdojë arsimin e vet në degën e Gjeologjisë. Gjatë udhëtimit të vet të parë në Perëndim, në vitin 1995 në Francë, ai fare rastësisht ka ndodhur në pikën e pranimit të legjionit në Marsejë dhe vetë ka parë se çfarë mund kjo organizatë ushtarake t’i japë dhe t’i marrë një njeriu. Është kthyer në Bullgari, që të shkruajë dhe të mbrojë punën e vet të diplomës, por vendimi ka qenë i marrë. Kështu gjatë vitit 1996, kur situata në Bullgari ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, pa një perspektivë të qartë, se gjërat mund të ndryshohen për më mirë, ai ka vendosur të provojë kësmetin e vet në Francë.
“Gjatë vitit 1996 shita motoçikletën, me të cilën lidhja të gjitha ëndrrat dhe mundësitë për të ardhmen, dhe u nisa me një çantë në kurriz. Më pranuan në radhët e Legjionit të Huaj Francez. Legjioni, në të njëjtën mënyrë si dhe gjeologjia, ishin variant për mua të udhëtoj nëpër botë. Ishte shumë e rëndë, kuptohet, disiplina, ushtria, por me të zbulova dhe vende, të cilat asnjëherë nuk do të mund të vizitoja si një qytetar civil. Kalova përmes shkretëtirës Sahara nga Çadi deri në Libi, qesh në Gabon dhe Kongo, në përgjithësi vende, të largëta për turistin e zakonshëm” – sqaron motivet e veta Georgi.
Ai e pret vitin 2000 nën kullën e Afelit si një qytetar civil, i përmbushur me shumë pritje për jetën e re, në qytetin e dashurisë. Por fati ka plane të tjera për të. Shpejt pasi fillon punë në kompaninë, në të cilën merret me mirëmbajtjen e automateve për lojërat e fatit, Georgi ndodhet në Barcelonë. Pas kësaj është i dërguar në Nikaragua. Është dashur të qëndroi 2 javë, të cilët janë kthyer në 3 muaj. Shkaku, siç tregojnë traditat e mira të vjetra është grua. Dhe tanimë 11 vjet Georgi Llozev, jeton, punon dhe rrit dy vajzat e tij të vogla në kryeqytetin Managua. Gjatë vitit 2009 ai bën debutimin e tij në tregun e librave me një titull jashtëzakonisht kureshtar “Unë legjionari”. Libri është rezultat nga një premtimi të mbajtur nga Georgi të cilin ai ja ka dhënë vetes së vet, derisa është akoma në radhët e legjionit. Në të ai tregon jo vetëm për përjetimet e veta personale, vështirësitë dhe sukseset në Legjionit të Huaj Francez, por ngre perden dhe rreth legjendave për këtë ushtri profesionale. Tani Georgi Llozevi prezantoi librin e tij të dytë “Në rrugën e majëve” në Sofje. Ajo i përkushtohet dy udhëtimeve të jashtëzakonshme. I pari është deri në qytetin e lashtë të majëve Kopan në Honduras, në afërsi me kufirin me Guatemalën, kurse i dyti – në Meksikë.
“Ky libër filloi si një projekt për udhë-rrëfim. Pjesa e parë, të cilën e shkrova në fund të vitit 2009, tregon për udhëtim deri në qytetin Kopan me shokun tim doktori Georgi Rajkov, të cilin e filluam më 31 mars të vitit 2008. Pas kësaj gjatë një udhëtimi me ish legjionarë në Meksikë, vendosa se mund të shkruaj dhe për të dhe të formoj një libër të tërë. Kam dy bashkautor në këtë aventura fotografike. I pari është shoku im nga vitet e adoleshencës Georgi Rajkov – doktor-teknik dhëmbësh, i cili erdhi me motoçikletën e tij tek unë në Nikaragua. Por makina e tij u prish dhe ne u nisëm vetëm me një motor drejt Kopanit. Në pjesën e dytë të librit shfrytëzoj fotografi të doktorit Alen Burdon, i cili është kardiolog. Ai është kryetar i Shoqatës të Ish Legjionarëve në Marsejë dhe ishte fotograf i grupit, me të cilin organizuam udhëtimin nga Akapullko deri në Verakrus, gjatë të cilit vizituam objekte si Monte Allban, Ell Tahin dhe Teotiuakan – qyteti i hyjnive.”
© Foto: Elena Karkallanova
Georgi Llozevi në paraqitjen e librit kushtuar përjetimeve të tij në tokën e majëve.
“Në rrugën e majëve” është libri-përjetim, në të cilin kujtimet personale nga e tanishmja janë gërshetuar me së kaluarën e leshtë dhe sakrale të një populli i tërë. “Ky libër është i drejtuar ndaj të gjithë bullgarëve, të cilët duan të më shoqërojnë në këtë udhëtim. Ai është i përmbushur jo vetëm me përshtypje personale, por edhe me mësimin e teorive të ndryshme”, thotë ai. Në të Georgi Llozevi sqaron kalendarin jashtëzakonisht të komentuar të majëve dhe mundohet të sqaroi spekulimet rreth “parashikimeve” rreth fundit të botës.
“Më 21 dhjetor 2012 përfundon një cikël shumë i gjatë prej 5125 vjetëve, por nuk ka një shpjegim të sqaruar ose paramendim, se ky është fundi i botës – sqaron Georgi Llozev. – Thjesht atëherë do të përfundojë cikli i fundit nga rrethi i plotë i Sistemit Diellor rreth qendrës së Gjithësisë dhe do të fillojë një cikël i ri, gjatë të cilit majët e lashtë dhe trashëgimtarët e tyre, i kanë ruajtur deri më sot, thonë se do të vendoset fati i njerëzimit. Këshilli e tyre më i rëndësishëm është të mos harrojmë se, jemi të lidhur fort me natyrën dhe se jemi pjesë prej saj – diçka shumë aktuale në kohën tonë të urbanizuar.”
Udhëtimi tjetër i shkrimtarit-legjionar do të jetë në Tikall – qytet i majëve, të fshehur në pyjet tropike në Guatemalës Veriore. “Aty dua të pres fundin e kalendarit të tyre. Kurse libri im tjetër mbase do t’i përkushtohet Nikaraguas, për shkak të interesit të madh, të cilin e gëzon në Bullgari ky shtet” – premton Georgi Llozev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva