e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 24 janar 2012 3:52.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Personalitete

Marija Klejmans – një rilindëse bullgare në Belgjikë 

© Foto: arkiv personal

Marija Klejmans bashkë me formacionin folklorik “Xixëllonjë” në Antverpen.
Marija Klejmans është një këngëtare e operës me një karrierë serioze dhe veprimtari aktive shoqërore. Historia e jetës së saj mund të përfshihet në një botim me shumë vëllime, kurse ne mund t’ju tregojmë mezi disa faqe prej saj. Shpresojmë të ndieni frymën e fortë të kësaj bullgareje, e cila ka ndërtuar kaq shumë gjëra me vlerë.

Zëri i saj është i njohur edhe nga eteri i Radios Kombëtare Bullgare – dhjetëra vite me radhë ajo transmeton korrespondencat për ngjarjet kulturore nga Belgjika, ku jeton. Dhe po kështu dhe nga të gjitha kryeqytetet muzikore botërore – Salcburg, Paris, Milano, Berlin, Lajpcig... Nuk ka as arsim gazetarie, as pretendime ndaj profesionit. E drejton entuziazmi të mund të shijojë premierat me cilësi klasike, koncerte dhe festivale nëpër botë. Si edhe nevoja të mund të shprehë çdo gjë të bukur, me të cilën e dhuron jeta.

“Kështu më edukuan prindërit e mi, thotë Marija Klejmans. – Gjatë viteve 30 të shekullit të XX-të, kur kam lindur, në Bullgari akoma janë respektuar traditat. Nëna dhe babai im ishin njerëz shumë inteligjent, kurse gjyshja ime ka mbajtur shumë për traditat e vjetra. Prandaj kam lindur në shtëpi, mbi barrë të thatë si Jezu Krishti. Gjyshja ime bile tregonte, se në orët e mia të para në këtë botë, rreth meje kanë ardhur tri fatitë – si në legjendat popullore. Dy prej tyre kanë qenë të reja dhe të bukura, në rrobe të bardha. E treta – e vjetër dhe shumë e zëmëruar. Ajo e pëlqente shumë këtë histori dhe të gjithë të afërmit bënin shaka: “Kur ka lindur Marijka, tri fatitë e kanë caktuar fatin”. Aftësitë e mia muzikore i zbuloi mësuesja ime në kopsht. Ajo merrej me mua. Njëri nga djemtë e saj më mësonte frëngjisht. Më tregonte për Parisin, për bukurinë e këtij qyteti. Vite më vonë vajta aty. Nuk mund t’ju përshkruaj se çfarë emocioni pata. Që nga stacioni shkova drejt deri te Notr Dami. Akoma gjatë ditëve të para fillova të vizitoj opera, shfaqje teatrale. Atëherë për herë të parë pash Moris Bezhar. Dëgjova muzikë nga Benxhamin Britën, pash shfaqje të Bertolld Brehtit. Trupa gjermane paraqitën operat e Vagnerit. Qesh e re, kisha “një zell” të vërtetë për kulturë. Pavarësisht nga ushqimi i madh shpirtëror, të cilin e merrja bujarisht në Paris, nostalgjia më mundonte shumë. Daja im, në familjen e të cilit jetoja, një ditë më shpuri në një takim bullgaro-francez. Shkuam me makinën jashtë qytetit. Në 3 metra përpara vendit ku ishte pikniku ndjeve erën e skarës bullgare, të cilën po e përgatisin në të hapur, dëgjova të flitet në gjuhën bullgare... Gjë e pa hareshme për mua! Vite pas kësaj u vendosa në Belgjikë. Dhe i thash vetes: “Do të krijoj dhe “një Bullgari të tillë të vogël dhe këtu”.

© Foto: Allbena Bezovska


Përpara se të lidhë jetën e saj me Antverpenin, Marija i përkushton vite artit të vet të dashur të operës. Fillimisht është e pranuar si stazhante në Grand Opera-Paris. Punon me dirigjentët më të njohur dhe pedagogë vokal për atë kohë. Gjatë vjeshtës së vitit 1962 fiton dekoratë të dytë në konkursin “Zërat e artë” në Tulluza. Pasojnë incizime për Radio Frans Internacional, të cilat tingëllojnë akoma në programet e medies. E përkrahur nga muzikantë të njohur, Marija ndodhet në trupën e Follks Opera në Vjenë. Pothuajse menjëherë merr role në “Donë Gjuan” të Moxartit, “Rusallka” të Dvorzhakut e të tjera. E ftojnë dhe në disa nga teatrot më të mëdha të operës nëpër botë. Takimi i saj i parë me publikun belg është gjatë vitit 1971. Në “Lukrecia Borxhia” ku interpreton rolin kryesor dhe ku e shoqëron në partneritet tenori bullgar Nikolla Nikollov. Ngjarja është shënuar nga të gjitha mediat – për herë të parë prej 100 vjetëve ky titull është në programin e teatrit të operës në Gent. Emocionuese janë edhe jehonat për Marija Kristovën, siç e quajnë atëherë bashkatdhetaren tonë. Drejtori i operës Mbretërore në Antverpen e fton për rolin e Xhildës në operën “Rigoleto” nga Verdi. Një moment kureshtar dhe njëkohësisht kyç në jetën e saj është vajtja në vend të këngëtares tjetër të operës. Del se, paraardhësja e saj në skenë është dhe bashkëshortja e mëparshme e Vili Klejmansit, me të cilin më vonë e lidh një martesë 40 vjeçare. Zoti Klejmans është një person i njohur në Antverpen, trashëgimtar i një familjeje të njohur. Gjatë vitit 1976, tanimë si zonja Klejmans, Marija kthehet drejt kujtimit për “Bullgarinë e Parisit” dhe vendos të organizojë takimin e parë emigrant në Antverpen.

“Kisha adresat e 3-4 bullgarëve. Ju shkrova letra, u prezantova dhe u propozova të njihemi. Erdhën 29 veta. Qe një gëzim shumë i madh. Një vit më vonë kishim 600 familje në listë. Që atëherë i bëjmë takimet në Bruksel. Gjatë janarit të vitit 1980 mora letër nga peshkopi bullgar për Evropën Perëndimore. Ai më pyeste nëse mundet të themelojmë kishën tonë në Belgjikë. Akoma në të njëjtën natë, noteri familjar regjistroi shoqërinë kishtare Bullgare “Shën Kliment Ohridski”. Angazhova zotin Gjeorgji Polimirev – një njeri i kamur, inxhinier ndërtimi, i cili ka ndërtuar “tunelin Kenedi” nën lumin Shelda. Më vonë në shoqërinë më ndihmuan dhe 3 vajzat e Strashimir Stefanovit – njeriu, i cili për herë të parë sjell kosin bullgar në Belgjikë. Kam filluar të shkruaj libër për këto personalitete të shquar. Disa prej tyre kanë ardhur në Belgjikë në fillim të shekullit të XX-të. Të tjerë gjatë viteve 20 dhe 40. Kemi pasur bile shkollë bullgare – ruajt akoma statutin e saj. Gjithë nuk kam kohë që të përfundoj librin – të paktën 2 bullgarë në ditë më telefonojnë me lutje t’u ndihmoj. Kam dhe angazhime të tjera, por nuk lodhem dhe nuk mërzitem kjo është si një ushqim shpirtëror për mua.”

Akoma shumë histori interesante mund të mësoni nga Marija, lidhur jo vetëm me iniciativat bullgare në Belgjikë. Ajo është dhe një përfaqësuese aktive e një klubi elitar të grave në Bruksel. Prej viteve është e lidhur me konkursin “Mbretëresha Elizabet”, vazhdimisht realizon kontakte midis këtij forumi prestigjioz dhe vendit tonë. U ndihmon bullgarëve, të cilët kanë rënë në një situatë të rëndë, grumbullon ide të reja dhe punon në mënyrë të palodhur për realizimin e tyre. Nuk i lë pas dore ngjarjet e rëndësishme kulturore, për të cilat pas kësaj mësojmë nga eteri i Radios Kombëtare Bullgare. “Përjetimi i bukurisë nuk është e plotë, në qoftë se nuk ka se më kë ta ndash” – thotë ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com