Pikturimi mbi mëndafshin është një art, i cili nuk ka popullaritet në Bullgari. Një nga pak krijuesit, që punojnë në këtë fushë është Oflija Cvetanova. Për veten ajo tregon:
“Që kur isha nxënëse në vitet shkollore mbaj mend se pikturova vazhdimisht. Mirëpo, prindërit e mi nuk më orientuan te arti figurativ. Mezi kur isha në klasën e fundit të gjimnazit më erdhi mendja, se do të ishte mirë të studioj në Akademinë e Arteve Figurative. Por ishte shumë vonë, sepse nuk kisha përgatitjen e domosdoshme. Më pranuan specialitetin “Tregti të jashtme”, sepse mbarova gjimnazin me mësimdhënien e gjuhës gjermane. Kështu rruga ime profesionale u orientua në një drejtim krejt të ndryshëm, se sa arti.”
© Foto: Veneta Pavllova
“Papagaj”
Pasi mbaroi Institutin e Lartë të Ekonomisë Oflija Cvetanova nisi punë në sistemin e tregtisë së jashtme. Më vonë mbrojti edhe një disertacion të doktorit të shkencave ekonomike. Me bashkëshortin, i cili është diplomat, u njoh gjatë studimeve në institut. Gjatë qëndrimeve të tyre jashtë shtetit, Ofelija kishte mundësi të rikthehet te pikturimi – një punë e dashur nga vitet rinore. Kështu ajo jo vetëm që lexonte letërsinë e specializuar, por edhe merrte mësime te specialistë të njohur.
© Foto: Veneta Pavllova
“Akullnaja”
Jeta në Tunizi dhe në Francë, vizitat në muzetë dhe galeritë pasuruan përfytyrimet e saj për artin figurativ. Në kryeqytetin e Tunizisë ka një muze të mrekullueshme të qeramikës, të mozaikëve, ku ka shumë kryevepra vendore të artit figurativ. Si një gruaje e diplomatit, Ofelija Cvetanova kishte mundësi të vizitojë të gjitha ato vatra të artit figurativ. Ekspozitat e saj të para ishin akuarele – peizazhe dhe lule. Në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 1998 familja jetonte në Moskë. Aty ajo zbulojë sekretet e vizatimit mbi mëndafshin. Për këtë periudhë Ofelija Cvetanova kujton:
© Foto: Veneta Pavllova
“Shenjtori nga Rila”
“Mësova te Irina Trofimova, ajo është një mjeshtre e madhe të batikut – një teknikë në artin dhe në tekstilin, në të cilin shfrytëzohet dyllë për pikturim. Teknika kërkon dylli të jetë i ngrohtë. Me të caktohen kufijtë e sipërfaqes, që do të pikturohet. Pas kësaj me një teknikë speciale vizatohet me bojërat e ndryshme. Fiksimi i ngjyrave, që të mos zbardhen është një proces tepër i vështirë. Prandaj unë vendosa, që të vizatoj me dyllë, por jo me të të ngrohtë, por me dyllë të ftohtë. Kjo për arsye, se teknika për bërjen e batikut është më e lehtë. Kështu që tani vizatoj mbi mëndafshin me dyllë të ftohtë. Mbi bezen e tërhequr dhe e shtruar caktohen linjat me dyllin dhe pas kësaj me teknika të llojllojshme vizatohet brenda kontureve. Mbi mëndafshin bojërat derdhen dhe nuk mund të shfrytëzohen teknikat e akuareleve – tipike për vizatim mbi tablotë e zakonshme.”
Në Moskë Ofelija Cvetkova mësonte te Elena Sudarushkina – një piktore, specialiste e bezeve. Atje rregulloi edhe ekspozitën e parë me vete të shamive të pikturuara dhe të tablove prej mëndafshi. Vepra të saj ka në Gjermani, Rusi, Çeki, SHBA-në, Japoni dhe Afrikën e Jugut. Cilat janë subjektet dhe temat e preferuara prej piktorja Ofelija Cvetanova:
“Jam e pasionuar te malet. Më pëlqen të bredh shtigjet e maleve bullgare – sidomos të Rilës dhe të Pirinit. Më tërheqin majat e lata shkëmbore. Prandaj në veprat e mia kamë rikrijuar shumë motive malore, kryesisht nga mali Rila. Krahas kësaj kam një prirje ndaj mbretërisë së nënujshme dhe ndaj peizazheve detare. Më pëlqen të shikojë në thellësitë detare.”
Dhe kjo nuk është e rastit Ofelija Cvetanova zhytej me instruktor dhe me ekipin e palombarit në ujërat e Detit të Zi. aty ajo zbuloi një botë krejt të ndryshme plotë ngjyra dhe bukuri të papara. Ofelija Cvetanova është autore e shumë tregimeve dhe e një romani fëmijësh, për të cilin ka shpresë se do të botohet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova