Në bazë të informatës të sajtit evropian “Euro Observer” Bullgaria është në vendin e 12 në Bashkimin Evropian për nga pjesa e burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE) në konsumin e përgjithshëm të energjisë gjatë vitit 2010. Shteti ka shtyrë me një vend në klasifikim Francën e cila gjatë vitit 2009 ka qenë në pozitën tonë të deritanishme me pjesën e BRE prej 11.7%, kurse pjesa bullgare ka qenë 11.6%. Gjatë vitit 2010 ajo ka arritur 12.9%, ku qëllimi i Sofjes është që deri në vitin 2020 energjia ekologjike të ketë pjesë prej 16% nga konsumi i përgjithshëm i energjisë te ne.
Me pjesën e vet pothuajse prej 13% të burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm vjetor të energjisë, Bullgaria renditet me tepër ndër më të dalluarit në pjesë mesatare të energjisë së gjelbër për Bashkimin Evropian prej 12.4% gjatë vitit 2010. Kuptohet, mbetemi larg nga të parët në Evropë – Suedia dhe Letonia. Suedia është një lidere e padiskutueshme e “gjelbër” me një pjesë të arritur prej 46.9% nga konsumi i energjisë gjatë vitit 2010, kurse shfrytëzimi i BRE në Letoni e ka tejkaluar një të tretën nga konsumi i përgjithshëm.
Me të vërtetë viti 2010 ishte për Bullgarinë një vit i ndërtimit të madh të gjeneratorëve të ajrit dhe të instalimeve fotovoltaike. Kjo çoi deri në rritje në prodhimin e energjisë elektrike nga BRE me 67% kundrejt vitit 2009. Kështu energjia e gjelbër ka arritur një pjesë prej 15% nga konsumi i brendshëm energjetik bruto. Dhe me këtë Bullgaria e tejkaloi qëllimin prej 11%, drejt të cilit synonte për vitin 2010. Viti 2010 bëri një hap vendimtar drejt kryerjes së angazhimit të ndërmarr nga Sofja për 16% energji nga BRE deri në vitin 2020.
Sipas traditës në Bullgari një pjesë e konsiderueshme nga elektroenergjia e gjelbër prodhohet në hidrocentralet e mëdha me kapacitet të përgjithshëm instalues prej 1919 megavate. Por gjatë viteve të fundit u ndërtuan dhe hidrocentrale të vogla me kapacitet nën 5 megavate. Gjatë vitit 2010 kapaciteti i tyre është tanimë 241 MW, ose me 12,6% më e madhe në krahasim me vitin 2009. Të dhënat janë nga raporti vjetor i Bullgarisë për arritjen e qëllimeve kombëtare indikativë për konsumin e energjisë elektrike. Kapaciteti i instaluar nga centralet elektrike të erës ka arritur 465 MW, që është me 38,4% më shumë nga viti 2009. Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i centralëve fotovoltaike në fund të vitit 2010 ka qenë 21,4 MW, që përbën afro 4 herë vëllim kundrejt vitit 2009.
Në të njëjtën kohë duhet të shënojmë se, Bullgaria mbetet mbrapa në shfrytëzimin e BRE si energjia geotermale dhe biomasa, për zhvillimin e të cilave në fakt ka një potencial të madh. Në bazë të këtij shkaku në ligjin e ri të miratuar aty nga mesi i vitit të kaluar për burimet të rinovueshme energjetike u ndërmor qëndrim për stimulimin e “zhvillimit të balancuar” të llojeve të ndryshme të energjisë së gjelbër.
Kohët e fundit ministri bullgar i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov deklaroi se, Bullgaria e ka kryer programin e vet indikativ për BRE dhe për vitin 2011 dhe pa problem do të arrijë qëllimin e deklaruar nga pjesa e 16% të energjisë së gjelbër deri në vitin 2020.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva