e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 10 janar 2012 4:15.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Natyra dhe shkenca

Bullgaria e përballon me sukses problemin e mbeturinave elektrike dhe elektronike 

Autori: Maria Dimitrova

© Foto: BGNES

Mbeturinat elektrike dhe elektronike janë ndoshta rreziku më i madh ekologjik për njerëzimin. Ato përmbajnë elemente shumë të dëmshme për mjedisin dhe për shëndetin e njeriut dhe numri i tyre rritet me një shpejtësi kozmike. Mirëpo në të njëjtën kohë këto elemente janë jo vetëm të dëmshme, por dhe të vlershme dhe ndoshta pikërisht kjo mund të na shpëtojë, duke shkaktuar interes për grumbullimin dhe përdorimin e tyre.

Çdo vit grumbullohen nga 30 deri në 50 milionë tonë mbeturina elektrike dhe elektronike. Ato përbëjnë rreth 5 për qind prej të gjitha mbeturinave – ky është një vëllim, i cili mund të krahasohet me atë të plastmasës, por është më i dëmshëm. Ndërkohë ky vëllim bëhet gjithnjë e më i madh, ai rritet tri herë më shpejt nga akumulimi i të gjitha mbeturinave të tjera. Sipas statistikës çdo një shtetas në Evropë hedh nga 17 deri në 20 kilogramë mbeturina elektrike dhe elektronike. Sipas legjislacionit të BE-së deri në vitin 2012 çdo vend është i detyruar të grumbullojë të paktën 4 kilogramë mbeturina elektrike dhe elektronike për frymë të popullsisë. Por Parlamenti Evropian mendon se ky grumbullim duhet të rritet edhe më shumë dhe gjatë vitit 2016 të arrijë 85 për qind!

Megjithëse Bullgaria filloi t’i grumbullojë këto mbeturina që gjatë vitit 2008, sot vendi ynë arrin t’u përgjigjet kërkesave evropiane për grumbullimin e 4 kilogramëve mbeturina të tilla për frymë të popullsisë dhe për përdorimin nga 56 deri në 86 për qind të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Merita kryesore për këtë është e organizatave për përdorimin e mbeturinave. Ato bashkojnë kompani, të cilat prodhojnë, ose përhapin në treg pajise elektrike dhe elektronike. Këto organizata bëjnë vërtetë shumë për grumbullimin e mbeturinave në fjalë. Një prej tyre për shembull hapi një vijë telefonike, ku çdonjëri mund të telefonojë falas dhe të kërkojë transportimin e pajisjeve të vjetra elektrike ose elektronike nga shtëpia e tij deri në pikën më të afërt të organizatës, ku grumbullohen këto mbeturina.

“Disponojmë ekipe mobile për tërë vendin, të cilat i transportojnë mbeturinat – na shpjegoi Natalia Çetinova, përgjegjëse për Marrëdhëniet me publikun të një prej organizatave më të mëdha për përdorimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike. – Në çdo një bashki ka një ditë të caktuar në muaj, ku realizohet transportimi, por në qytetet dhe bashkitë më të mëdha, ky transportim realizohet çdo ditë. Tashmë kemi mbi 700 pika në tërë vendin, nga të cilat transportojmë pajisje elektrike dhe elektronike për përdorim. Kemi dhe rreth 9000 enë speciale për grumbullim baterish, që janë shpërndarë në shkolla, spitale, godina administrative, vargje tregtare etj. Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë bashki në tërë vendin dhe shpresojmë se numri i partnerëve tanë do të bëhet gjithnjë e më i madh.”

Disa prej organizatave për përdorim të mbeturinave kanë një bashkëpunim shumë të mirë me vargjet tregtare. Si në shumë vende të tjera, edhe te ne bëhet gjithnjë e më e përhapur praktika e blerjes së pajisjeve të reja elektrike dhe elektronike me një çmim më të ulët kundrejt kthimit të pajisjeve të tilla të vjetra.

“Me disa prej partnerëve tanë më të mëdhenj si Technopolis dhe Zora, përgatitim oferta të përbashkëta, kështu qe shtetasit të mund të blejnë teknikë të re me çmime më të ulëta, kundrejt kthimit të pajisjeve të tyre të vjetra” – thotë Natalia Çetinova dhe saktëson se transportimi i teknikës së vjetër nga shtëpitë e qytetarëve është për llogari të organizatës së tyre.

Një pjesë jo e vogël e organizatave për përdorim të mbeturinave janë fushatat për popullarizimin e grumbullimit të këtyre mbeturinave. “Zhvillojmë fushata informative të paktën dy herë në vit në të gjitha bashkitë, me të cilat bashkëpunojmë, saktëson Natalia Çetinova. – Organizojmë gjithashtu konkurse dhe lojëra shumë interesante në shkolla. Përhapin broshura, ku shkruan se sa të dëmshme janë mbeturinat elektrike dhe elektronike. Fëmijët janë shumë kureshtarë ndaj ideve për grumbullimin dhe përdorimin e mbeturinave dhe kjo na jep shpresa për të ardhmen.”

Gjatë disa viteve të fundit në Bullgari u ndërtuan disa uzina për përpunimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, disa prej tyre disponojnë një teknikë shumë moderne. Teknologjitë për riciklimin e këtyre mbeturinave janë të shtrenjta, por sjellin leverdi ekonomike. Në mbeturinat elektrike dhe elektronike ka deri në 60 për qind elemente kimike. Disa prej tyre janë shumë të rralla dhe të vlershme, si për shembull antimoni. Në këto mbeturina ka dhe disa metale fisnike, si floriri dhe argjendi, edhe pse me sasi të vogla. Për këtë amalgamë prej elementesh të dëmshme dhe në të njëjtën kohë prej përbërësish të vlershëm në mbeturinat elektrike dhe elektronike, ka nevojë për metoda të larta teknologjike për riciklimin e tyre. Por investimi në këto teknologji rikthehet shpejt. Çmimet në rritje të lëndëve të para premtojnë dhe një rikthyeshmëri në rritje të investimeve në përpunimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com