e hënë, 20 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 20 qershor 2012 3:06.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Natyra dhe shkenca

Mbeturinat – mënyrë ripërdorimi 

Autori: Maria Dimitrova

© Foto: BGNES

Kapaciteti përpunues i fabrikës pranë Varnës prej 300 deri në 400 tonë mbeturinash shtëpiake në ditë

Kohën e fundit mbeturinat trajtohen si një burim i rëndësishëm i ripërdorimit. BE-ja gjithashtu punon në këtë sferë dhe parashikon që të zëvendësohet deponimi i mbeturinave me metoda më të reja dhe më efikase të përpunimit. Kjo duhet bërë pas vitit 2020. Pothuajse i njëjti synim e ka bazën në Direktivën Evropiane të 2008-ës të Menaxhimit të Mbeturinave. Mirëpo, disa vende anëtare të BE-së nuk kanë aplikuar këtë direktivë në legjislacionin e vet. Në fund të muajit prill Komisioni Evropian mori vendimin që të fillojë procedura penale ndaj Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë. Këto të fundit nuk kishin respektuar afatin dhjetor 2010 për të miratuar ligjin e mbeturinave. Pra, Komisioni Evropian e zgjati pak afatin.

Ministrja e Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë, znj. Nona Karaxhova, është e bindur se ligji i menaxhimit të mbeturinave, i cili është duke diskutuar në Parlamentin e Bullgarisë do të miratohet së shpejti, ligj ky që do t’u përgjigjet kërkesave të direktivave të BE-së. Shumë organizata ekologjike në vend janë të mendimit që objektivat e ligjit të ri nuk janë të vendosura mirë. Kritika kryesore ka të bëjë me mosrespektimit të hierarkisë të metodave të menaxhimit të mbeturinave. Sipas partisë “Zelenite” (në përkthim “Të gjelbrat”) vëmendje shumë e madhe i kushtohet deponimit të mbeturinave, kurse direktiva e BE-së kërkon që kjo metodë të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme.

“Në vend të parë duhet qenë parandalimi i mbeturinave, kurse jo deponimi ose djegia e mbeturinave, siç është rasti në Bullgari, sqaron z. Kostadin Dejanov, ekspert në partinë “Zelenite”. – Më pas duhet të punohet në drejtim të ripërdorimit, grumbullimit të ndarë dhe të riciklimit të mbeturinave. Më në fund vijnë deponimi dhe djegia. Në projektligjin e ri kjo hierarki është ndjekur, por titujt përkatës nuk janë të shqyrtuar në mënyrë të duhur.”

Sipas ekspertëve të organizatave ekologjike shumë shqetësues është fakti që nuk ka dispozitë ligjore, e cila të garantojë një sistem të përshtatshëm të grumbullimit të ndarë të mbeturinave. Pikërisht kjo metodë favorizon të tjerat – riprodhimin dhe riciklimin. Sipas partisë “Zelenite” mungon inkurajimi i mosbërjes së shumë mbeturinave. Partiakët janë të pakënaqur, sepse propozime me rëndësi u mënjanuan.

“Nuk u miratua propozimi ynë për domosdoshmërinë e grumbullimit të ndarë të mbeturinave. Po ashtu nuk u marr parasysh kompostimi, d.m.th. të rikthehen materiale organike të vlefshme në ciklin e tyre natyror, të cilat gjithashtu mund të përdoren në fushën e bujqësisë dhe kopshtarisë.” Këtë e deklaroi z. Petko Kovaçev, anëtar i partisë “Zelenite”, duke shtuar që nuk u pranua propozimi, kur dikush dëshiron të trajtojë mbeturinat pa respektuar hierarkinë e menaxhimit të tyre, ai të bëjë analizat përkatëse që të mbrojë tezën e tij.

Të interesuarit ndaj projektligjit të ri ngulin këmbë që të aplikohet në legjislacion i ashtuquajturi dizajn ekologjik. Për çfarë bëhet fjalë?

“Kjo do të thotë që kur një produkt përmban elemente të pariciklueshme, të mos lejohet përdorimi i këtij produkti, sqaron eksperti Dejanov. – D.m.th. vetë biznesi të inkurajojë zëvendësimin me materiale të reciklueshme. Dhe derisa të mos bëhet kjo, ligji të ndalojë nxjerrjen në treg të këtyre produkteve. Duhet të ketë qartësi për gjithë ciklin e produktit për sa i përket riciklimit të tij – ky është parimi bashkëkohor i dizajnit ekologjik në fushën e prodhimit. Për mendimin tim shoqëria duhet të kërkojë prej biznesit që ai të zhvillohet në këtë drejtim.”

Sipas Ministres Bullgare të Mjedisit dhe Ujërave, znj. Karaxhova, projektligji i menaxhimit të mbeturinave që është vënë në diskutim është mjaft i mirë, kurse pretendimet e organizatave ekologjike – tepër të larta për standardin e Bullgarisë. Ministrja pohon se disa ide që përgatit BE-ja në Hartën rrugore për përdorimin e resurseve në mënyrë efektive gjithashtu janë të parealizueshme në këtë etapë.

“U diskutua kërkesa që ndaj 2020-ës të ndërpritet deponimi i mbeturinave. Për mendimin tim kjo është e pamundur, tha ministrja Karaxhova. – Sepse vetëm dy-tri vende anëtare të BE-së riprodhojnë dhe riciklojnë gati 80 për qind të mbeturinave të tyre, derisa në shumë vende të tjera, përfshi edhe Bullgarinë, kjo përqindje është pak mbi 50 për qind. Ne sapo i ndërtojmë depot. Kuptohet, se puna në të ardhmen do të shkojë në këtë drejtim, sepse nëse kërkesa e BE-së nuk miratohet gjatë 2020-ës, atëherë do të miratohet ndaj 2030-ës. Nuk kemi zgjidhje tjetër dhe ne duhet të marrim parasysh këtë metodë në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com