e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 25 janar 2012 4:43.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Natyra dhe shkenca gazi shist

Bullgaria është vendi i tretë në Evropë, i cili vendosi ndalim mbi studimet dhe nxjerrjen e gazit shist 

Autori: Maria Dimitrova
Bullgaria u bë vendi i tretë në Evropë, i cili vendosi ndalim mbi studimet dhe nxjerrjen e gazit shist me anë të ushtruar presion hidraulik në shkëmbinj. Kjo u bë pasi Parlamenti miratoi vendim për ndalim pa afat të kësaj teknologjie të diskutueshme. Dy shtetet e tjera janë Franca dhe Irlanda, megjithëqë për shtetin e fundit ndalimi është vetëm për pjesën veriore të territorit.

Vetëm një ditë para votimit në Parlament, qeveria bullgare hoqi dorë nga vendimi i vet nga mesi i vitit 2011 për dhënien e lejes së firmës amerikane “Shevron” për kërkimin dhe studimin e gazit shist në rajonin e qytetit Novi Pazar të Bullgarisë Verilindore. Dy vendimet ishin në përgjigje të frikës në rritje të shoqërisë bullgare që rrjedhin nga rreziqet, që fsheh teknologjia e vetme ekzistuese për studimin dhe nxjerrjen e gazit shist duke ushtruar presion hidraulik mbi shkëmbinjtë. Nisma civile për ndalimin e studimeve dhe nxjerrjes së gazit shist në këtë mënyrë në vazhdim të gjashtë muajve organizonte protesta në qytete të ndryshme të vendit. Problemi ishte, që firma “Shevron” duhej të punonte në një rajon, ku uji i pijshëm sigurohet vetëm nga horizontet ujëmbajtëse nëntokësore. Dhe në rast ndotje eventuale të këtyre shtresave horizontale me lënde helmuese kimike që shfrytëzohen në shkatërrimin e shkëmbinjve shist, mund të kishte pasoja të rrezikshme për shëndetin e popullsisë. Për më tepër, se rajoni është shumë i populluar dhe përfshin edhe qytetin më të madh bregdetar bullgar Varnë.

Kështu arsyetimet ekologjike dominuan në zgjidhjen e një çështjeje shumë të rëndësishme për Bullgarinë si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga ajo gjeopolitike. Sipas vlerësimeve fillestare të firmës “Shevron” sasisë e gazit shist afër qytetit Novi Pazar lëvizen nga 300 miliard kub deri në 1 trilion metra kub. Dhe nëse ato të dhëna janë të sakta, atëherë Bullgaria do të fitonte një pavarësi relative nga furnizimet e gazit rus. Krahas kësaj nxjerrja e gazit vendas, patjetër do të ndikonte mbi çmimin e kësaj lënde.

Në kontinentin e vjetër studime për gazin shist kryhen në një sërë vendesh. Sipas të dhënave të firmës konsulente “Ernst & Young”, Evropa disponon 10 për qind nga burimet botërore të gazit shist. Sasitë kryesore janë të përqendruara në territorin e dy shteteve – Franca dhe Polonia.

Tani për tani aktivistët e Nismës civile për ndalimin e studimeve dhe nxjerrjes së gazit shist me metodën e presionit hidraulik mbi shkëmbinjtë janë të kënaqur nga vendimi i parlamentit. Por ata janë të vendosur fortë të vazhdojnë përpjekjet deri në ndalimin e këtij tipi studimesh dhe nxjerrjesh me ligj. Vendimi i Kuvendit Popullor për ndalimin e studimeve dhe nxjerrjes së gazit shist, megjithëqë është pa afat, ekziston rrezik, që një ditë të hiqet. Ekologët ngulin këmbë, që studimi dhe nxjerrja e gazit shist me metodën e presionit hidraulik mbi shkëmbinjtë të ndalohet me një nenë special në Ligjin e Pasurive Nëntokësore. Krahas kësaj ata janë të mendimit, se në Ligjin për Ambientin Rrethues duhet të përfshihet një klauzolë për vlerësim të detyrueshëm të ndikimit të të gjitha sondimeve të thella të tokës mbi mjedisin, që në fazën e punimeve paraprake.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com