Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX Këneta e Aldomirovcit, që shtrihet në afërsi të qytetit Slivnica, ishte një vend i preferuar për pushim nga banorët e kryeqytetit dhe një parajsë për peshkatarët.
Pikërisht atje në vitin 1982 u shënua rekordi i peshkimit të amurit të bardhë me spango, me peshë 22 kilogram 700 gramë. Ky është një peshk tepër i respektuar, që rrit në ujërat e ëmbla. Mirëpo, për fat të keq në fund të shekullit XX këneta u tha dhe u zhduk, megjithëqë ishte një nga territoret e mbrojtura natyrore në Bullgari. Një nga shkaqet eventuale supozohet se ishte derdhja e shpeshtë e Kënetës së afër të Dragomanit, ujërat e së cilës shfrytëzoheshin për vaditje. Problemet dhe ndryshimet politike dhe ekonomike në vend pas rrëzimit të Murit të Berlinit, u bënë shkak për prapambetjen e bujqësisë. Kohët e fundit këneta e dikurshme filloi të mbushet me uji dhe të rikthejë bimësinë e pasur moçale. Bashkë me të filluan të kthehen edhe peshqit, zogjtë dhe tërë faunën tjetër. Mirëpo është fakt, se akoma ka shumë për t’u bërë për mbrojtjen e vendbanimeve të natyrshme të llojeve të rralla shpendësh ujorë dhe të florës moçalore të 40 llojeve bimësh të larta në këtë rajon të mbrojtur.
© Foto: imagesfrombulgaria.com
Për kurorëzimin e punës me sukses Bashkia e qytetit Slivnica në bashkëpunim me Shoqatën e Natyrës së Egër “Ballkani” realizon një projekt në kuadrin e Programit Operativ “Ambienti rrethues” të BE-së. Qëllimi është të rikthehen dhe të mbrohen llojet e kërcënuara bimësh, kafshësh dhe shpendësh në rajonin “Këneta e Aldomirovcit”. Detyra e parë dhe më e rëndësishme, që realizohet në kuadrin e projektit është rivendosja e faunës së peshqve në kënetë, si baza ushqimore për tërheqjen dhe mbrojtjen e shpendëve të rrallë dhe të kërcënuar.
Rivendosja e faunës së peshqve si baza ushqimore të shpendëve ujorë është detyra më e madhe dhe më e ndërlikuar. Para çdo shumimi artificial të peshkut është e domosdoshme të dihet çfarë është cilësia e ujit në pishinën përkatëse. Disa prej peshqit nuk mund të ambientohen dhe vdesin. Ja përse në radhë të parë duhet të studiohet cilësia e ujit. Plani i shumimit artificial të peshkut parashikon që peshq me përmasa të ndryshme dhe nga lloje të ndryshme të lëshohen në ujërat e kënetës. Kështu ata do bëhen baza e natyrshme ushqimore të llojeve të rralla dhe të kërcënuara shpendësh. Nga ana tjetër si rezultat i shumimit të peshqit “Këneta e Aldomirovcit” do të shndërrohet në një pishinë tërheqëse për peshkatarët. Megjithëqë rajoni është i mbrojtur, peshkimi në kënetë është i lejuar vetëm gjatë periudhës, kur nuk i pengon zogjtë dhe shpendët të bëjnë foletë e tyre këtu dhe të rritin të vegjlit, domethënë nga muaji gusht deri në muajin shkurt. Prandaj në këtë kënetë shumohen artificialisht edhe peshqit që përbëjnë interes për peshkatarët gjatë dimrit. Ka një veçori, që duhet të dihet nga njerëzit, e pikërisht, peshkimi në këtë kënetë lejohet vetëm nga bregu. Nuk lejohet, që me varka peshkatarët të hyjnë në ujërat e kënetës dhe të peshkojnë me rrjete, sepse shkelin qetësinë e shpendëve.
Ndër shpendët, të cilët supozohet se një ditë do të rikthehen në rajonin “Këneta e Aldomirovcit” është kurrilla – një shpendë i rrallë, elegant dhe i bukur, i cili për fat të keq prej shumë kohe nuk haset as në Bullgari, as në Evropë.
© Foto: wikipedia.org
Kurrillë
Kohët e fundit kurrilla mund të shihen në Evropën Veriore. Në Gjermani ka një popullatë e madhe kurrillash. Tek ne ai bënte fole në disa rajone kyçe. Rajoni i fundit, në të cilin kurrillat në Bullgari bënin foletë e tyre ishte Këneta e Batakut, e cila u shndërrua në një liqen artificial. Kishte një popullatë e madhe edhe në Kënetën e Strallxhës, por ajo u tha. Edhe në Kënetën e Afërt të Dragomanit në vitet 30 dhe 40-të të shekullit XX gjithashtu kishte kurrilla, që bënin fole, por edhe ajo u tha. Ndryshe nga shtetet e tjera evropiane mbi Bullgarinë fluturojnë pak kurrilla. Kjo mund të shpjegohet me faktin, se rrugët e shtegtimit të tyre u ndryshuan pas tharjes së zonave të lagëta në vend. Shoqata “Ballkani” çdo muaji regjistron shpendët në krahinën e Sofjes. Para nja 10 vitesh kurrilla në Bullgari nuk mund të shiheshin. Mirëpo, brenda 3-4 viteve të fundit ata vijnë pranë Kënetës së Aldomirovcit. Aty rajoni është shumë i përshtatshëm për fole, sepse përreth nuk ka shumë pyje dhe kurrillat kanë mundësi të vëzhgojnë territoret përreth për ndonjë kërcënimi. Në vitin 2010 një familje kurrillash ka mbetur në rajon gjatë tërë verës, gjë që është një shenje, se ata mund të rikthehen dhe të fillojnë të bëjnë foletë e tyre në këtë vis. Për këtë qëllim kurrillat duhet të ndjejnë veten të mbrojtur dhe të kenë bazë ushqimore. Sipas projektit në rajonin e kënetës do të ketë edhe roja.
Krahas kësaj projekti parashikon, që në rajonin e Kënetës së Aldomirovcit të rikthehet edhe ketri përdhes terreni dhe breshku – lloje kafshësh, që janë pothuajse në zhdukje te ne.
Në të kaluarën ketri përdhes ishte një kafshë shumë e përhapur në Bullgari. Ky lloji ketri është një gjitar shumë simpatik, i cili në të kaluarën konsiderohej si një kafshë e dëmshme. Për këtë arsye ketri i terrenit asgjësohej. Sot në mbarë krahinën e Sofjes pothuajse nuk haset ky lloji ketri. Vetëm në rajonet malore përreth kryeqytetit ka popullata të vogla dhe familje të veçanta. Shoqata “Ballkani” ka ndërmend të rikthejë një nga ato koloni të ketrit të terrenit. Për këtë qëllim do të blihen terrene, që do të shndërrohen në kullota, që janë të përshtatshme për shumimin e tyre. Pasi popullatat do të stabilizohen, në mënyrë të natyrshme ketri i terrenit do të vendoset edhe në rajone të tjera në afërsi të Kënetës së Aldomirovcit, që ofrojnë kushte të përshtatshme për jetën e tyre. Ketri i terrenit është një gjitar tepër interesant dhe atraktiv për turistët.
Programi për rikthimin e llojeve të kërcënuara dhe të zhdukura shpendësh dhe kafshësh në rajonin moçalor “Këneta e Aldomirovcit” është tepër ambicioz, por dhe i vështirë. Ai përfshin rimëkëmbjen jo vetëm të llojeve të çmueshme shpendësh dhe kafshësh, por edhe bimësh. Rikthimi i ketrit të terrenit është një detyrë tepër e vështirë, sepse ky lloji gjitari shumë vështirë ambientohet me kushtet e panjohura. Është i vështirë edhe rikthimi i breshkut toke, i cili është pothuajse në zhdukje në Bullgari. Para disa vitesh u zbulua një popullatë e ruajtur në kufirin midis Bullgarisë dhe Serbisë. Atje jetojnë individët e fundit më të moshuar. Me leje të Ministrisë së Ambientit Rrethues dhe të Ujërave u ndërtua një qendër për shumim artificial të breshkut tokësor. Ky është një proces i ngadalë, por ekologët nga Shoqata “Ballkani” janë me shpresë, se do të arrijnë të rikthejnë këtë lloj breshku në rajonin “Këneta e Aldomirovcit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova