Metal, rok, tekno, rap, pënk, latino, xhaz... muzikë nga stilet e ndryshme do të tingëllojë në edicionin e pestë të “Spirit of Burgas” – një festival i quajtur në mënyrë të merituar ngjarja më e madhe muzikore në Bullgari. Është fakt se çdo vit ai tërheq një publikë gjithnjë e më të madhe. Zgjerohen zonat e tija dhe ndërtohen skena të reja muzikore.
“Në vend të parë do të gëzojmë adhuruesit të muzikës me pjesëmarrjen e Busta Rhymes një nga artistët më skandaloz në hip-hop skenën, si dhe legjendat nga Britania e Madhe “The Prodigy” dhe grupi alternativ “Korn” – tregon Stefan Elenkov, menaxher i përgjithshëm i festivalit. – Përveç kësaj për herë të parë “Spirit of Burgas” është në partneritet me festivalin për muzikë elektronike “Solar”. Publiku do të dëgjojë Armin van Buuren, Richie Hawtin dhe Mark Knight, të cilët janë mes dj-ve më të mirë deri në këtë moment. Për adhuruesit e blusit, xhazit, muzikës latino dhe të rege kemi përgatitur një skenë shumë të mirë e cila quhet “BraZZoBraZZie”. Në të do të këndojnë disa nga interpretuesit më të mirë bullgarë. Mes tyre është Rut Koleva, e cila fitoi dekoratën “Interpretuese më e mirë e vitit 2012” nga BG radio. Kemi edhe hip-hop skenë, e cila do të propozojë formate interesante dhe interpretues si banda “Kokat prej gome”. Në 3 gusht do të ketë parti me djemtë nga “Ëpsurt”, pikërisht pas interpretimit të Busta Rhymes. Në skenën kryesore pritet një format interesant të quajtur BG Hip Hop U.N.I.T.Y. Ai do të mbledhë interpretuesit më aktual hip hop, në krye me “Bobo and the gang”. Do të ketë dhe një befasi të posaçme për fansat, të cilën do ta ruaj si sekret. Kemi përgatitur koncert të bandës bullgare “Panican Whyasker”, që do të nxisë grupin rumun “Senzor”. Kurse dita e fundit e festës për të gjithë fansat e muzikës ska “Wickeda” do të jetë një takim i këndshëm. Grupi do të ekzekutojë përpara “Gentleman”, kurse hit i mbrëmjes janë muzikantët nga “Korn”.
Gjatë këtij viti “Spirit of Burgas” është një pjesë nga programi evropian, që bashkon festivalet në Evropën Juglindore. “Ai kontribuon për këmbimin e grupeve – formohet një bashkëveprim interesant midis festivaleve të ndryshme”, thotë Stefan Elenkov.
Nga data 3 deri më 5 gusht plazhi qendror në Burgas kthehet në një qytezë festivali. Siç e kuptuat, gjatë këtij viti në “Spirit of Burgas” përveç skenën kryesore tradicionale dhe Jack Daniel’s Rock Arena, do të ketë dhe 3 skena të reja: Solar Dance Arena, BraZZoBraZZie dhe Hip Hop. Mbi 10 mijë vizitues të zonës muzikore dhe akoma rreth 10 mijë të Solar Dance presin organizatorët. “Kemi një interes të madh nga Anglia, Franca, Spanja po kështu dhe nga vendet fqinje – Rumania, Serbia, Maqedonia, Greqia”, njoftojnë organizatorët. Në këtë moment zhvillohen përgatitjet e fundit, kurse adhuruesit e muzikës së bukur presin takimet e veta me muzikantët të njohur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Vergil Mitev