e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 17 janar 2012 1:00.MD
Radio Bullgaria Muzikë klasike

Në kujtim të kompozitorit të shquar Krasimir Kjurkçijski 

Më 15 dhjetor të vitit 2011 kompozitori i madh bullgar Krasimir Kjurkçijski u nda nga jeta në moshën 75 vjeç. Para më shumë se 20 vjetësh ai e zëvendësoi jetën e zhurmshme të kryeqytetit me qetësinë e fshatit malor Bozhenci. Atje, ndër natyrën e rezervatit të vjetër arkitekturor, ai krijoi disa prej veprave të tij më të mëdha. Krasimir Kjurkçijski është vazhdues i të ashtuquajturit “stil kombëtar bullgar” dhe e meritoi respektin e botës që pasi krijoi Kuartetin e tij të harqeve.

Kuarteti i harqeve ia solli Krasimir Kjurkçijskit çmimin e parë ndërkombëtar në vitin 1966. Atëherë ai mori çmimin e madh për kompozim më të mirë të një krijuesi të huaj. Dekoratën ia dorëzoi kryetari i Komitetit organizativ të festivalit “Javë muzikore të Parisit” Zhan Silvan.

Kompozitori ka lindur në qytetin e bukur malor Trojan. Ka mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje në klasën e kompozimit të Panço Vlladigerovit. Pastaj ka specializuar tek Dmitrij Shostakoviç në Moskë. Pas kthimit të tij nga Moska, Krasimir Kjurkçijski ka punuar dhjetë vjet në ansamblin folklorik “Filip Kutev”, ku u dashurua me këngën popullore. Më vonë këtë dashuri ai e transferoi në korin “Misteri i zërave bullgarë”, me të cilin punoi në vazhdim të tre vjetëve.

Po të doni të dëgjoni interpretime të disa prej kryeveprave të Kjurkçijskit, klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Muzikë

Të gjitha nga rubrika Muzikë