e shtunë, 11 shkurt 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 16 mars 2010 5:05.MD
Radio Bullgaria Lajme

Kazusi “Spaska Mitrova” hyn në Parlamentin Evropian 

Eurodeputetët bullgarë do të takohen me komisionerin evropian për zgjerim Shtefan Fule lidhur me kazusin Spaska Mitrova, njoftuan nga PE. Në takim Fule do të informohet për rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut të qytetarëve me vetëdije bullgare në Maqedoni dhe konkretisht me rastin “Spaska Mitrova”. Eurodeputetët bullgarë do të tërheqin vëmendjen e komisionerit evropian posaçërisht mbi shkeljen e kritereve të Kopenhagës në fushën e të drejtave të njeriut në një vend kandidat për anëtarësim në BE. Le të rikujtojmë se më 8 tetor të vitit të kaluar Mitrova doli nga burgu i Shkupit, ku mbeti me dënim me 3 muaj burg, sepse nuk i lejonte ish bashkëshortit, një serb etnik, të takohet me vajzën e tyre dyvjeçare. Në mes të dhjetorit u bë e qartë se në Maqedoni është nisur një proces i ri kundër saj, prapë me akuza, se nuk lejonte takimet e bashkëshortit me vajzën, megjithëse ajo nuk e kishte parë fëmijën pasi doli nga burgu. Në seancën e fundit të gjyqit në qytetin Gevgeli në fund të javës së kaluar fëmija u nda nga nëna.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com