e shtunë, 11 shkurt 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e dielë, 21 mars 2010 6:01.MD
Radio Bullgaria Lajme

Sondazh i Qendrës kombëtare për studim të opinionit publik 

Standardi jetik i më shumë se gjysmë prej bullgarëve është keqësuar gjatë vitit të fundit. Për këtë flasin të dhënat e sondazhit kombëtar të Qendrës kombëtare për studim të opinionit publik. Ky është mendimi i 61 % prej të të anketuarve. Më të prekur ndihen njerëzit në moshë nga 50 deri 59 vjet. 70 % prej tyre kanë deklaruar se ndryshimet negative janë shumë. Çdo bullgar i katërt pret që situata të keqësohet më shumë. Vetëm 5 % prej të të anketuarve mendojnë se tani jetojnë më mirë. Gjatë marsit të vitit 2009 mbi 50 % të të anketuarve kanë deklaruar se me siguri nuk do të jenë në gjendje të mbulojnë shpenzimet për shtëpinë e vet të paguajnë ngrohjen, ujin, rrymën. Gjatë marsit të vitit 2010 mendim të tillë shprehin mbi 56%. Më shumë se 50 % vështirë sigurojnë edhe gjërat e nevojës së parë. Afro 22% kanë thënë se kanë frikësime se nuk do të kenë mundësi të shlyejnë kreditë e mara. Në mars të vitit 2010 13 % deklarojnë se janë pa punë, ndërsa 16 % prej tyre tregojnë se janë kohë të gjatë pa punë. Me zi një e treta e bullgarëve të rinj deri në moshë 39 vjeç shprehin optimizëm të caktuar për vitet e ardhshme . Bullgarët shpresojnë në masa efektive dhe urgjente për përballim të krizës. Aktualisht miratimi dhe mos miratimi për punën e qeverisë është po thuaj barabartë 44 kundrejt 43%. Sipas studimit të Qendrës kombëtare për studim të opinionit publik kjo i detyrohet mosmiratimit të politikës në fushën e shëndetësisë, çështjeve sociale dhe financave.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com