e dielë, 19 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 2 gusht 2012 6:45.MD
Radio Bullgaria Lajme

Bullgaria gati ta ndihmojë Maqedoninë drejt rrugës euroatlantike 

Ministri Bullgari i Punëve të Jashtme, z. Nikollaj Mlladenov i dërgoi homologut të tij maqedonas, z. Nikolla Popovski një letër përshëndetëse me rast të festës kombëtare të vendit. Bullgaria është gati ta ndihmojë Maqedoninë, siç e ka bërë deri tani, në rrugën e vendit drejt integrimit në BE dhe NATO, deklaron në letër ministri bullgar. Që të qëndrojnë rezultatet, përpjekjet pozitive të Maqedonisë duhet të jenë të sistemuara dhe të vazhdueshme, shkruhet akoma në letër. Ministri Mlladenov shprehi bindje se dëshira e përbashkët për mirëqenie ekonomike mund të arrihet vetëm në qoftë se interpretimet e historisë mbetet në të kaluarën, kurse qytetarët dhe autoritetet e dy shteteve mbështeten në parimet euroatlantike lidhur me lirinë, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com