e shtunë, 18 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 3 shtator 2012 6:57.MD
Radio Bullgaria Lajme

Zëvendëskryeministri i Vietnamit dhe një delegacion i udhëhequr nga ai janë për vizitë zyrtare në Bullgari 

Ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov u takua me Nguen Thien Njan, zëvendëskryeministër i Republikës Socialiste të Vietnamit, i cili është për vizitë te ne. U diskutuan mundësitë për aktivizimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe arsimit. U theksua gjithashtu se aktivizimi i dialogut politik i të gjitha niveleve dhe forcimi i lidhjeve midis njerëzve do të krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit midis dy vendeve. Në prani të Nikollaj Mlladenovit dhe Nguen Thien Njan u nënshkrua një Memorandum për mirëkuptim midis dy ministrive të jashtme dhe një Memorandum për bashkëpunim midis Institutit Diplomatik pranë ministrit të punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Akademisë Diplomatike të Republikës Socialiste të Vietnamit.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com