e shtunë, 18 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e dielë, 10 qershor 2012 6:16.MD
Radio Bullgaria Lajme

Rreth 3000 veta vizituan Kuvendin Popullor në Ditën e dyerve të hapura 

Rreth 3000 veta, shumica prej të cilëve njerëz të rinj, vizituan Kuvendin Popullor në Ditën e dyerve të hapura. Aktiviteti u zhvillua me rastin e përvjetorit të 175-të të lindjes së heroit kombëtar bullgar Vasill Levski. Në ditën e dyerve të hapura në Parlament u realizuan tri ekspozita – “Kushtetuta e Apostullit”, si dhe edicione filatelike, kushtuar Vasill Levskit dhe luftërave për çlirimin e popullit bullgar nga zgjedha turke. Interes më të madh ndër qytetarët shkaktuan sendet personale të Apostullit, ndër të cilat është blloku personal i Levskit, i cili u paraqit për herë të parë para publikut pas 11 vitesh. Vizituesit patën mundësinë të shohin revolverin, thikën, kryqin e argjendtë dhe vargun, me të cilin e kanë lidhur Apostullin në Burgun e Sofjes.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com