e martë, 21 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 13 qershor 2012 6:47.MD
Radio Bullgaria Lajme

U dha fund punimeve Konferenca e shefeve të mbrojtjes të vendeve ballkanike 

Në Sofje u zhvillua konferenca e 6-të vjetore e shefave të mbrojtjes të vendeve ballkanike. Ky forum ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin ushtarak në rajon, sepse herën e radhës vërtetoi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përpjekjet e vendeve për afirmimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Këtë e deklaroi në një brifing pas takimit shefi i mbrojtjes bullgare gjeneral Simeon Simeonov. Sipas tij pjesëmarrësit vlerësuan shumë larë organizimin e trajnimit shumëkombësh kompjuterik “Flaka energjetike 2011” nga Bullgaria. Ky ishte veprimtaria e parë e këtij lloji në sferën e sigurisë energjetike, orientuar te konsolidimi i bashkëpunimit në përballimin e krizave regjionale. Në forum u prezantuan edhe mundësitë për shfrytëzimin e qendrave dhe poligoneve kombëtare për trajnimin dhe përgatitjen e kontingjenteve, që marrin pjesë në misione dhe operacione ndërkombëtare. U diskutuan mundësi për shkëmbimin e studentëve midis shkollave dhe akademive ushtarake. Takimi i ardhshëm vjetor do të mbahet në Tiranë të Shqipërisë.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com