e martë, 21 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 14 qershor 2012 12:20.MD
Radio Bullgaria Lajme

Po krijohet një bazë të dhënash të shenjtorëve të krishterë të Bullgarisë  

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” është mikpritës i Konferencës shkencore ndërkombëtare me titull “Shenjtorë dhe vende të shenjta të Bullgarisë”. Konferenca bën pjesë në projektin “Encyclopaedia Slavica Sanctorum”. Qëllimi është që të përmblidhet dhe sistematizohet informacioni për nderimin ndaj shenjtorëve sllavë në Bullgari që prej kohës më të lashtë të krishterimit. Do të punohet me të dhënat e shkruara të monumenteve mesjetare dhe rilindëse, po ashtu do të mbështetet te gojëdhënat, do të marren parasysh praktikat bashkëkohore të kultit dhe do të përdoren arkivat e kishave dhe manastireve. Parashikohet që të krijohet një bazë të dhënash, e cila të favorizojë punën e filologëve, historianëve, etnologëve, teologëve dhe studiuesve të artit.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com