e martë, 21 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 17 korrik 2012 11:00.PD
Radio Bullgaria Lajme

KE zbuton mekanizmin e tij të monitorimit për Bullgarinë 

Komisioni Evropian shënon një varg dobësish të mbetura në reformën gjyqësore, veprimet kundër korrupsionit dhe luftimin me krimin e organizuar në Bullgari, por ndërkohë e zbuton mekanizmin e vet të monitorimit për vendin, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, znj. Diana Çepisheva. Në projektin e raportit pesëvjeçar të komisionit, i cili do të paraqitet nesër në Bruksel, thuhet se Bullgarisë i nevojitet kohë për të zbatuar 17 rekomandimet e paplotësuara, si edhe se raporti i vijueshëm do të jetë në fund të vitit 2013. Ashtu Komisioni për herë të parë e ndan Bullgarinë nga Rumania, e cila do t'i nënshtrohet vlerësim suplementar akoma në fund të këtij viti.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com