e hënë, 20 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 17 korrik 2012 4:41.MD
Radio Bullgaria Lajme

Evelin Banev do të ekstradohet në Itali 

Gjykata e Apelit e Sofjes ripohoi kërkesën për ekstradimin e Evelin Banevit (Brendo) në Itali. Banev u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët në Bullgari dhe Itali në mes të muajit maj të vitit 2012. Atëherë u kapën gjithsej 30 veta, gjysma prej të cilëve ishin bullgarë. Evelin Banev – Brendo është i pandehur për organizimin e një grupi kriminal për larjen e 11,1 milionë eurosh nga trafikimi i narkotikëve. Grupi bullgar, i udhëhequr nga Banevi, ka importuar nja 40 tonë kokainë në vit në Itali. Grupi ka vepruar gjithashtu edhe në territorin e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë. Deri tani gjashtë prej të arrestuarve janë ekstraduar në Itali.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com