e mërkurë, 22 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e premte, 22 qershor 2012 5:22.MD
Radio Bullgaria Lajme

Parashikimi i motit 

Ditën e shtune moti mbi Bullgarinë do të jetë kryesisht diellor. Pas dite do të depërtojnë shtëllunga resh dhe mbi Bullgarinë Veriore dhe rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje shiu të shoqëruara me bubullime. Temperaturat ditore do të mbeten të larta nga 32 deri në 37 gradë, në Sofje – përafërsisht 31 gradë. Presioni atmosferik do të rritet dhe do të jetë më i lartë, se sa mesatari për muajin qershor. Mbi malet do të mbahet mot me diell. Pas dite mbi malet e gjysmës perëndimore të vendit do të depërtojnë re dhe vende-vende do të ketë reshje. Era do të jetë e lehtë nga lindja, verilindja. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë afro 24 gradë, në 2000 metra – përafërsisht 17 gradë. Në bregdet do të mbahet mot me diell. Era do të jetë nga lindja, verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 28 deri në 32 gradë. Temperatura e ujit detar do të jetë 24 – 25 gradë në bregdetin verior, ndërsa në të jugor deri në 26 gradë.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com