e dielë, 19 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 27 qershor 2012 5:01.MD
Radio Bullgaria Lajme

Sipas drejtorit të Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov jo çdo gjë e cila vjen nga eurozona është e mirë për Bullgarinë 

Gjatë kohës së tryezës së rrumbullakët, kushtuar sektorit bankar tek ne, drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov deklaroi se, jo që të gjitha idetë, të cilat vijnë nga eurozona dhe kanë për qëllim forcimin e saj, janë të mira për Bullgarinë. Si shembull ai dha idenë për taksë mbi transaksionet financiare. Në Bullgari bankat kreditojnë kryesisht ekonominë reale dhe në qoftë se aplikohet taksë mbi transaksionet financiare, ajo do të kthehet në “taksë qarkullimi” dhe do të paguhet nga biznesi dhe nga qytetarët e zakonshëm , sqaroi Iskrov. Një nga idetë e fundit për aplikimin e një bashkimi bankar po kështu është ide e vendeve të mëdha në Bashkimin Evropian, kurse këto ide jo gjithmonë u përgjigjen interesave të vendeve të vogla si Bullgaria. Në këtë etapë ne jemi të rezervuar ndaj kësaj ideje dhe e këshillojmë qeverinë të mos të shpejtojë, sepse bëhet fjalë për një transfero serioz të sovranitetit nga ana e Bullgarisë drejt institucioneve evropiane, sqaroi guvernatori i bankës qendrore.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com