e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 6 shkurt 2012 2:32.MD
Radio Bullgaria Sport

Panorama sportive 

© Foto: BGNES

Mihaill Ganev dhe Ilian Georgiev fituan medaljet e arta në mundje
Mihaill Ganev u bë mbajtës i brezit të artë “Dan Kollov” për herë të dytë në turneun në mundje të lirë në sallën “Universiada”. Kampioni botëror për vitin 2010 fitoi te sportistët 84 kilogramë, ku në final shpartalloi brazilianin Adrian Gaude me 2:0. Ganev fitoi trofeun dhe gjatë vitit 2006. Mbajtës i brezit të artë “Nikolla Petrov” në stilin klasik i bë Iljan Georgiev, i cili fitoi titullin në kategorinë deri më 74 kilogramë në mundjen klasike pas fitores në final kundër sportistit nga Gjeorgjia Manuhar Kadija me 2:1 pjesë. Kurse Stanka Zllateva, e cila ka fituar finalin në kategorinë deri më 72 kilogramë kundër Xheni Franson nga Suedia me 2:0, u zgjodh për sportiste më e mirë te gratë.
Përgjithësisht mundësit bullgarë fituan 17 dekorata – 7 të arta, 7 të argjendta dhe 3 medalje të bronzta. Në stilin e lirë përveç Mihaill Ganevit flori fitoi dhe medalisti nga kampionatet botërore dhe evropiane Anatolij Gujdja (60). Veterani Serafim Bërzakov kishte shansin të pësoi traumë në finalin kundër rumunit Gjeorgje Bukur në 66 kilogramë stil të lirë dhe mbeti me argjend, kurse në këtë kategori me medalje të bronztë u bë dhe Leonid Bazan, pasi në finalin e vogël mposhti kampionin evropian Allbert Batirov me 2:1. Akoma një medalje të argjendtë shtoi tek më të rëndit deri në 120 kilogramë Dimitër Kumçev, i cili humbi në final nga rumuni Rapes – 0:2. Në të njëjtën kategori Bozhidar Bojaxhiev u dekorua me bronz. Medalje të argjend merituan akoma Kirill Terziev deri në 74 kilogramë dhe Gjeorgji Sredkov në kategorinë deri më 96 kilogramë, ku medalje të bronztë fitoi Pejço Bimballov. Në turneun në mundje klasike përveç Iljan Gjeorgjievit kampionë u bënë Aleksandër Kostadinov, i cili mundi në final Kamell Karabadze nga Gjeorgjia me 2:1, Ivo Angjellov deri në 60 kilogramë, kurse në kategorinë deri më 120 kilogramë Ivan Ivanov pas një fitore të vështirë në final kundër polakut Llukash Banak me 2:1. Me medalje të argjend morën Nikollaj Bajrjakov në kategorinë deri më 84 kilogramë dhe Kallojan Dinçev deri në 96 kilogramë.

Ivet Llallova filloi me fitore dhe një rekord personal vitin e ri sportiv. Ajo fitoi vrapimin në 60 metra në turneun në Mondevil me një rezultat personal – 7.20 sekonda. Arritja e deritanishme më e mirë e Llallovës ishte 7.21 sekonda nga viti 2004. Rekordi i Bullgarisë në disiplinë akoma mbahet nga Anelija Nuneva – 7,07 sekonda.

Mirella Demireva arriti sukses me një rekord personal në kërcimin së larti në turneun e atletikës së lehtë në Luksemburg. Bullgarja e talentuar kërceu 190 centimetra nga prova e 3, me të cilën fitoi floririn. Arritja e Demirevës konsiderohet për një normativ të arritur për Kampionatin Evropian në atletikë të lehtë në të hapur gjatë verës në Finlandë.

Basketbollistët e “Levskit” fituan një fitore të vlefshme në Izrael, e cila i afirmoi në majën e klasifikimit në grupin “B” të Ligës ballkanike. Kjo ishte fitorja e 7 e radhës e “Levskit” në turne. Suksesi është i rëndësishëm, me qenë se i jep prioritet skuadrës bullgare në mundjen për vendin e parë në grup. Suksesi i “Levskit” do të thotë se, lojtarët e Titi Papazovit mund t’i lejojnë vetes dy humbje në 3 ndeshjet që mbeten dhe përsëri të përfundojnë në vendin e parë.

Antoaneta Stefanova përfundoi në vendin e 5 te gratë dhe në vendin e 34 në klasifikimin e përgjithshëm në festivalin ndërkombëtar të shahut në Gjibraltar. Në rrethin e 9 të turneut bullgarja mundi anglezin Gari Kuillan, në rrethin e 10 përfundoi me remi kundër Eduardo Iturizaga nga Venezuela.

Emilja Jordanova zuri vendit e 8 prestigjioz në startin në 15 kilometra në Kampionatin vvropian në biatlon në qendrën dimërore sllovake Osrëble. Kampione Evropiane u bë rusja Anastasija Zagorujko.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport