e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 9 janar 2012 3:09.MD
Radio Bullgaria Sport

Panorama sportive 

© Foto: arkiv

Grigor Dimitrov dhe Cvetana Pironkova zënë pozitën e tretë në “Hompan Cup”.
Bullgaria arriti sukses në paraqitjen e saj të parë në turneun e tenisit për skuadra të përziera “Hompan Cup” në Australi. Tenistët Grigor Dimitrov dhe Cvetana Pironkova mundën skuadrën e Danimarkës me 2:1. Në ndeshjen e raundit të fundit në grupin A të turneut Dimitrov dhe Pironkova fituan gjithashtu kundër çiftit Betani Matek-Sands – Mardi Fish nga SHBA-ja. Para kësaj Pironkova humbi nga Matek-Sands, kurse Grigor Dimtrov fitoi kundër Mardi Fish. Në klasifikimin përfundimtar në grup Bullgaria zuri vendin e dytë pas Çekisë. Në vend të tretë dhe të katërt mbetën përkatësisht Danimarka dhe SHBA-ja.

Biatlonisti bullgar Krasimir Anev zuri vendin e 12-të në disiplinën vrapim 10 kilometra në Oberhof të Gjermanisë. Anev goditi me sukses në të gjitha shenjat dhe mbeti vetëm me 46.2 sekonda pas fituesit Arnd Pfajfer nga Gjermania, duke arritur rezultat 26:43.7 minuta. Simon Fukard nga Franca mbeti i dytë, kurse vendin e tretë e zuri Evgeni Ustjugov nga Rusia. Biatlonistët e tjerë bullgarë, të cilët morën pjesë në garën në Gjermani, gjithashtu demonstruan një formë të mirë, megjithëse Mihajill Kleçorov zuri vendin e 44-të, kurse Vladimir Iliev u radhit në vendin e 53-të. Një ditë para kësaj kombëtarja bullgare e biatlonit zuri vendin e 12-të në stafetën me distancë 7.5 kilometra. Fituesi në këtë disiplinë ishte Italia.

Shpresa e re e Bullgarisë në kërcimet me ski Vlladimir Zografski përfundoi pjesëmarrjen e vet në turneun e kërcimeve me ski “Katër shancët” në Bishofshofen. Ai zuri vendin e 44-të, duke fituar 326 pika. Kampioni i pesëfishtë botëror, austriaku Gregor Shlirencauer fitoi titullin prestigjioz.

Mjeshtri i shahut Kirill Georgiev përfundoi pjesëmarrjen e vet në turneun ndërkombëtar në të hapur “Via Rokec de Mar” në Spanjë, duke zërë vendin e dytë. Bullgari fitoi 7 pika, pasi përfundoi remi në raundin e fundit kundër Vadim Malahatko nga Belgjika. Fituesi është Dragan Paunoviç nga Serbia, kurse në vend të tretë është Dmitrij Svetushkin nga Moldavia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport