e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 12 janar 2012 4:12.MD
Radio Bullgaria Sport

Gjimnasti bullgar Jordan Jovçev për herë të 6 në Lojërat Olimpike 

© Foto: arkiv

Gjimnasti fenomenal bullgar Jordan Jovçev fitoi kuotën olimpike dhe do të jetë i pari gjimnast në histori me 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

Gjatë kohës së kualifikimit të fundit olimpik, i cili u zhvillua në Londër në sallën 02 Arena, sportisti 39-vjeçar mundi të hyjë mes 30 më të mirëve në shumëgarëshin dhe fitoi të drejtën të marrë pjesë në Olimpiadën e Londrës gjatë verës të këtij viti. Pavarësisht nga trauma në supin e Jovçevit, ai u paraqit bindshëm dhe meritoi 82,698 pikë. Gjatë vitit të kaluar në Kampionatin botëror në Tokio bullgari ra nga turneu dhe nuk mund të fitojë kuotë, por tani presidenti i federatës Bullgare në gjimnastikën sportive Jovçev tregoi se, akoma një nga atletët më të mirë në botë dhe më të rinjtë ka se çfarë të mësojnë prej tij. Në sajë të suksesit të tij ai do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Bullgarisë në këtë sport të lojërave në kryeqytetin anglez. Sportisti tha se, klasifikimi i tij është me një rëndësi të madhe dhe për zhvillimin e gjimnastikës në vend.

Lajmi për klasifikimin e 6 të Jovçevit për Lojërat Olimpike shumë shpejt rrethojë planetin, sepse kjo është me të vërtetë një arritje unikale në historinë e sportit. Në Bullgari dhe në botë ka dhe sportistë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë 6 dhe më shumë herë në olimpiadë, por asnjë deri tani nuk pati arritur këtë në sport si gjimnastika, që kërkon një përgatitje të rëndë fizike.

Jordan Jovçev është gjimnasti më i suksesshëm bullgar dhe një nga sportistët më të njohur vendas nëpër botë. Ai ka fituar 4 tituj botëror në karrierën e vet – nga dy në ushtrimet akrobatike dhe të lira dhe në unaza. Në Lojërat Olimpike në Sidnej gjatë vitit 2000 Jovçevi fitoi 2 medalje të bronzta në disiplinën gjimnastikë akrobatike dhe të lira dhe unazë, kurse 4 vjet më vonë në Athinë ai fitoi medalje të bronztë në gjimnastikën akrobatike dhe argjend në unaza. Në Greqi Jovçevi ishte afër medaljes së artë dhe sipas shumicës bile ishte i nënvleftësuar nga gjyqtarët, të cilët u ndikuan nga faktori “mikpritje” dhe i dhuruan titullin gjimnastit grek. Kështu që floriri olimpik akoma mungon në koleksionin e gjimnastit. Gjatë kohës së Kampionatit botëror në Japoni gjatë muajit nëntor Jordan Jovçev shpalli se, gjatë klasifikimit për Lojërat Olimpike do të përqendrohet mbi prezantimin e tij në disiplinën së dashur prej tij – unaza. Pavarësisht se i përcaktoi shanset e veta për titullin olimpik si minimale dhe shtoi se tanimë merr pjesë në garë për kënaqësi, adhuruesit bullgarë të sportit me zemër i uruan sportistit medalje të artë olimpike dhe kjo të bëhet realitet në Londër gjatë vitit 2012.

Sukseset e këtij gjimnasti unikal tregojnë mundësitë e mëdha të njeriut dhe i motivojnë shumë njerëz të merren me sport. Me siguri pjesëmarrja e Jordan Jovçevit në Olimpiadën e Londrës do të sjellë gëzim të gjithë spektatorëve dhe adhuruesve të gjimnastikës nëpër botë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport