e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 23 janar 2012 3:32.MD
Radio Bullgaria Sport

Panorama sportive 

© Foto: EPA/BGNES

Aleksandra Zhekova (djathtas) zuri pozitën e tretë në klasifikim për Kupën botërore të snoubordit.

Edhe në dy startet në disiplinën bordërkros për Kupën Botërore të snoubordit në qendrën dimërore zvicerane Vejzona, bullgarja Aleksandra Zhekova arriti të fitojë medalje. Në garën e parë Zhekova përfundoi e dytë, kurse në startin e dytë zuri vendin e tretë. Fituesja është kampionia e trefishtë botërore Linxi Xhejkobelis nga SHBA-ja, e cila fitoi edhe të tria garat gjatë stinës së re.

© Foto: EPA/BGNES

Pas tri starteve të stinës në krye të klasifikimit të përkohshëm për Kupën botërore të soubordit për ferma është Linxi Xhejkobelis (SHBA), me një aktivë të plotë prej 3000 pikash. Pas saj është Dominik Malte nga Kanadaja me 2200 pika, në vend të tretë është bullgarja Aleksandra Zhekova – 1800 pika.

Krasimir Anev dhe Mihajill Kleçerov u paraqitën shumë mirë në vrapimin për Kupën botërore të biatlonit në Antholc të Italisë. Të dy janë përkatësisht në vendin e 17 dhe në vendin e 18. Kleçerov nuk ka bërë asnjë gabim në qitje, gjersa Anevi ka një gabim. Në startin në Antholc suedezi Frederik Lindstrjom arriti fitoren e parë në karrierën e vet, në vend të dytë është Evgenij Garaniçev nga Rusia dhe Marten Furkad nga Franca.

Në turneun e notimit në Barcelonë bullgarja Ekaterina Avramova korrigjoi për herë të radhës rekordin kombëtar. Në notimin në shpinë në 200 metra ajo përfundoi e parë, me kohë 2:11,13 minuta. Ky rezultat është me pothuaj 2 sekonda më i mirë nga rekordi i saj i mëparshëm. Le të rikujtojmë se në vitin 2011 Avramova përmirësoi të gjitha rekordet e Bullgarisë në notimin në shpinë në një pishinë prej 50 metrash dhe në pishinën prej 25 metrash. Deri tani në turneun në Barcelonë përveç dy medaljeve të arta në notim në shpinë në distancën 100 dhe 200 metra Avramova mori dhe dy medalje të argjendta në stafetat 4x100 metra stil i lirë dhe 4x200 metra stil i lirë.

Në një ndeshje të raundit të 15 dhe të fundit “oxeki” Kotooshu humbi nga Kisenosatu. Kështu Mahljanovi e përfundoi turneun me 10 fitore dhe 5 humbje dhe e ndau vendin e tetë në klasifikimin përfundimtar. Baruto nga Estonia fitoi Kupën e Perandorit, duke humbur vetëm një herë në turneun në raundin e fundit nga kampioni i madh Hakuho. Relativisht i mirë ishte dhe debutimi i bullgari tjetër në divizionin elitar “Makuuçi” – Daniell Ivanov – Aoijama, ai përfundoi garën me 6 fitore dhe 9 humbje.

Tenistët më të mirë bullgarë Grigor Dimitrov dhe Cvetana Pironkova përfunduan pjesëmarrjen e tyre në turneun e parë për këtë vit të “Helmetës së madhe” – Kampionatin në të hapur në Australi. Edhe të dy arritën deri në raundin e dytë të turneut. Dimitrovi 20 vjeçar humbi me 2:3 nga Nikolas Almagro (Spanjë), i cili është i dhjetë në botë. Raketa numër një në Bullgari për femrat Cvetana Pironkova humbi me 0:2 nga përfaqësuesja e Kazakistanit Galina Voskoboeva.

Ish kampioni botëror i shahut Veselin Topallov (Bullgari) përfundoi remi me Levon Aronjan nga Armenia në partinë e raundit të tetë të turneut të madh të shahut në qytetin holandez Vajk an Zee. Kështu deri tani bullgari ka vetëm 3,5 pika nga 7 remi dhe një humbje dhe e zë vendin e nëntë në klasifikimin e përkohshëm bashkë me Gata Kamski dhe Karjakin. Në krye janë Aronjan dhe norvegjezi Magnus Karlsen. Tejmur Raxhabov nga Azerbajxhani është në vendin e tretë. Në raundin e nëntë Veselin Topallov do të luajë me amerikanin me origjinë japoneze Hikaru Nakamura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport