e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 28 dhjetor 2011 4:08.MD
Radio Bullgaria Sport

Stanka Zllateva fitoi për herë të tret çmimin “Sportisti i vitit” në Bullgari 

© Foto: BTA

Stanka Zllateva dhe trajneri i saj Simeon Shterev
Në një ceremoni në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje u ndanë çmimet “Sportisti i vitit” në Bullgari. Fituesi zgjidhet nga gazetarët, kurse çmimi jepet që nga viti 1958.

Për herë të dytë radhazi në karrierën e saj, e paarritshmja në mundje Stanka Zllateva u bë favorite për gazetarët sportivë. 5 herë kampionia e botës dhe 5 herë kampione evropiane, pikërisht titulli i 5-të, i marrë këtë verë në Stamboll i solli mirënjohjen e radhës. Deri tani konkurruesja fenomene e atletikës Stefka Kostadinova, rekordi i së cilës në hedhje është në lartësinë 209 cm nuk është kaluar tashmë prej 25 vitesh, ajo ka fituar 4 herë titullin “Sportisti i vitit” në karrierën e saj. Stanka Zllateva nuk fshehu gëzimin e saj nga rezultatet e shkëlqyeshme, qëllimi i saj është të gëzoj Bullgarinë në olimpiadën e Londrës në vitin 2012. Mirënjohje për punën e tij merr edhe trajneri i saj Simeon Shterev, i cili morri çmimin trajner i vitit për herë të dytë. Ai falënderoi konkurruesit për paraqitjen e suksesshme të Stanka Zllatevës dhe Radosllav Velikovit. “Duam që të sjellim më shumë medalje nga Londra dhe t’i tregojmë botës se për çfarë jemi të aftë dhe të krenohemi që jemi ne bullgarët jemi popull i fortë,” tha trajneri.

© Foto: BGNES

Elis Guri dhe Stefka Kostadinova

Në anketë Stanka Zllateva u ngjit në vendin e parë, pasi mblodhi 1246 pikë, por gjatë vitit 2011 arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve të tjerë gëzuan Bullgarinë. Në vendin e dytë me 1093 pikë është kampioni botëror në not për 25 km dhe mbajtës i 11 kupave botërore në not Petër Stojçev. I treti në klasifikim me 1051 pikë u radhit mundësi Elis Guri, i cili këtë vit doli kampion botëror në stilin klasik në kategorinë deri 96 kg dhe mori vendin e tretë në kampionatin evropian në Dortmund. Në vendin e katërt është boksieri Kubrat Pulev, i cili këtë vit fitoi titullin interkontinental në kategorinë e rëndë në Federatën ndërkombëtare të boksit. Atletja Bullgare Ivet Llallova e quajtur femra e bardhë më e shpejt në planet është në vendin e pestë në klasifikim. Ajo morri medaljen e

© Foto: BTA

Ruzhdi Ruzhdi
artë në turneun e Ligës së Diamantit në Oslo, ndërsa arritja më e madhe për të ishte gjatë sezonit klasifikimi në finalen në sprint 100 metra në kampionatin botëror në Korenë e Jugut. Ajo ishte e zgjedhur edhe si atletja më e suksesshme në Ballkan për vitin 2011. Tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova është në vendin e gjashtë në klasifikim, kurse kulturisti Konstantin Paskalev u radhit në vendin e shtatë. Në dhjetëshen e parë të klasifikimit u radhitën gjimnastja Sillvija Miteva, atletja Vanja Stambollova, skiatori Vlladimir Zografski. Ruzhdi Ruzhdi mori çmimin e sportistit më të mirë me aftësi të kufizuara. Jashtë dhjetëshes së klasifikimit mbeti futbollisti Dimitër Berbatov dhe volejbollisti Matej Kazijski, të cilët ishin mes 12 sportistëve të nominuar.

Bullgaria pret me padurim sukseset e mëtejshme të Stanka Zllatevës e cila solli shumë medalje për atdheun. Gjithashtu ka fituar edhe çmimin “Sportisti i Ballkanit” në vitin 2010 dhe 2 herë është zgjedhur si konkurruesja më e mirë në mundje. Ajo është bullgarja e parë, e cila ka marrë pjesë në Lojërat olimpike në mundjen për femrat gjatë vitit 2004 në Athinë. Atëherë ajo morri vendin e 12-të, por në olimpiadën e Pekinit mori medaljen e argjendtë. Tani kampionia botërore është e bindur në rrugën drejt arit olimpik. “Shpresoj që vitin e ardhshëm të bëj gjithçka të mundshme që të më prisni kështu,” tha Zllateva në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kurse adhuruesit e saj dhe e gjithë Bullgaria me padurim presin dyluftimet e ardhshme në Lojërat e Londrës.

Përgatiti në shqip: Ndriçim Uka

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport