e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 30 janar 2012 2:08.MD
Radio Bullgaria Sport

Panorama sportive 

© Foto: kolazh: Vergil Mitev

Aleksandra Zhekova fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën snoubord kros në Lojërat ekstreme dimërore “X Games”.
Sportistja bullgare Aleksandra Zhekova u klasifikua në vendin e dytë në disiplinën snoubord kros në edicioni e pesëmbëdhjetë të Lojërave ekstreme dimërore “X Games” në Aspen të ShBA-së. Fituese në garë u bë Dominik Malte nga Kanadaja. Bashkatdhetaria e saj dhe kampione olimpike Maell Riker u rendit në vendin e tretë. Dhe gjatë këtij viti traseja e garës propozoi një spektakël të vërtetë ekstrem për spektatorët me kërcime të shumta dhe virazhe të mprehta. Aleksandra Zhekova merr pjesë për herë të tretë në Lojërat ekstreme dimërore në Aspen, ku në dy edicionet e para përfundoi në vendin e 5-të.

Bullgarja Nija Dimitrova fitoi titullin te vajzat në disiplinën vrapim në 7.5 kilometra në Kampionatin evropian në biatlon në Sllovaki. Sportistja 18 vjeçe nuk bëri asnjë gabim gjatë qitjes dhe triumfoi në garë. Te meshkujt Vlladimir Iliev përfundoi i 6, kurse Krasimir Anev mbeti i 14 në vrapimin në 10 kilometra. Ilievi rrëzoi që të gjitha 10 tabelat e qitjes dhe mbeti në 38.4 sekonda pas fituesit Aleksandër Vollkov nga Rusia. Akoma dy bullgarë të tjerë morën pjesë në garë, ku Mirosllav Kenanov u rendit në vendin e 26, kurse Martin Bogdanov përfundoi i 49.

Sportisti më i mirë bullgar në ski-kërcime Vlladimir Zografski përfundoi në vendin e 37 në rrethin nga Kupa botërore në ski-kërcime, që u realizua në vendpushimin japonez Saporo. Bullgari arriti rezultat prej 65,7 pikë dhe nuk u klasifikua për rrethin e dytë të garës. Fitues u bë japonezi Dajki Ito me një rezultat të përgjithshëm prej 243,7 pikëve. I dyti mbeti Kamill Stoh nga Polonia, kurse i treti – Andreas Kofler nga Austria. Në klasifikimin gjeneral për Kupën botërore Zografski është në vendin e 42 me aktiv prej 48 pikëve.

Kampionia evropiane për 5 herë me radhë dhe kampione botërore në mundje Stanka Zllateve fitoi vendin e parë në kategorinë 72 kilogramë në Turneun prestigjioz në mundje “Ivan Jarigin” në Rusi. Në final Zllateva mundi Burma Oçirbat nga Mongolia. Përpara kësaj bullgarja mundi Ellmira Sidjakova nga Kazakistani, kurse në gjysmëfinalet mposhti edhe rusen Alena Starodubceva. Ky është titulli i parë, i fituar gjatë këtij viti nga Stanka Zllateva, e cila është shpresa bullgare për fitimin e medaljes së artë nga Lojërat olimpike të Londrës.

Sportisti i ri bullgar Anton Rizov fitoi medalje të artë në Turneun ndërkombëtar në qitje sportive me armë pneumatike me Munih. Rizovi përfundoi në final me rezultat prej 700,7 pikëve, që i solli titullin. Në disiplinën pistoletë pneumatike te gratë Antoaneta Boneva zuri vendin e 6 kurse Maria Grozdeva mbeti e 15.

Bullgarja Ekaterina Avramova fitoi 4 medalje në Turneun ndërkombëtar në Barcelonë. Gjatë kohës së garës ajo përmirësoi dhe rekordin kombëtar në 200 metra shpinë. Avramova fitoi vendin e parë në disiplinën me kohë 2:11,13 minuta, që është me pothuajse 2 sekonda më pak nga rekordi i mëparshëm. Në Barcelonë noterja u bë e para dhe në 100 metra shpinë dhe shtoi dy medalje të argjendta nga stafetat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Sport

Të gjitha nga rubrika Sport