Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përulet para veprës së Vasil Levskit

Foto: arkiv

Më 19 shkurt shënojmë një prej ditëve më tragjike në historinë bullgare. Mbushen 141 vjet nga vdekja e heroit më të dashur kombëtar – Vasil Levski. Në këtë ditë Bullgaria përulet para veprës dhe heroizmit të tij. Ai ka lidhur më 18 korrik të vitit 1837 në Karlovo, gjatë vitit 1873 gjen vdekjen në trekëmbëshin afër Sofjes. Shumë heroizëm dhe urtësi janë mbledhur në 36 vitet e jetës së tij – dhe nuk është e rastit se e quajmë Apostullin e lirisë. Mëson për prift, por i kushtohet plotësisht revolucionit kombëtar bullgar për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane.

Para Levskit në rrethet revolucionare mendohej se kryengritja e suksesshme kundër Perandorisë osmane mund të shkaktohet përmes depërtimit të çetave të armatosura nga jashtë. Ai vet merr pjesë në Ligën e parë dhe të dytë si edhe në çetën e Panajot Hitovit. Mungesa e suksesit të tyre e detyron që të niset në rrugë tjetër duke menduar se vepra çlirimtare duhet të zhvillohet në trojet bullgare, ai bredh nëpër vendin dhe krijon një rrjet të gjerë komitetesh revolucionare. Organizata e Brendshme Revolucionare, e ndërtuar nga Apostulli është në bazën e revolucionit bullgar – Kryengritja e prillit nga vitit 1876 dhe Çlirimi i Bullgarisë në vitin 1878. Krahas dimensioneve kombëtare kjo organizatë është arritje për lëvizjen evropiane dhe demokratike gjatë shekullit të XIX.

Për çdo bullgar, pavarësisht nga gjendja e tij sociale ose pikëpamje politike Apostulli i lirisë me devotshmërinë dhe pastërtinë e vet morale është shumë i shtrenjtë. “Unë ia kam kushtuar vetës atdheut, t’i shërbejë deri në vdekje dhe të punojë sipas vullnetit të popullit”, shkruan ai. Levski është luftëtar për “republikë të pastër dhe të shenjtë”, për liri personale, kombëtare dhe të përgjithshme. Ai lufton për barazi midis popujve për të drejta politike dhe qytetare të etniteteve dhe pakicave për organizim demokratikë të shoqërisë.

“Levski është thesar kombëtar. Ai është zjarr i cili flakëron edhe sot. Kjo flakë duhet të ushqehet me përpjekjet e të gjitha bullgarëve”, thotë për të shkrimtari akademik Anton Donçev. Ai është një prej intelektualëve që ngritën idenë për ndërtimin e monumentit të Apostullit në qytetin Dimitrovgread të Serbisë ku popullsia është para se gjithësh bullgare. Më 18 shkurtë kryeministri bullgar Plamen Oresharski dhe kryeministri serb Ivica Daçiç inauguruan monumentin e Apostullit dhe nderuan kujtime tij. Iniciativa për inaugurimin e bustit është e kryebashkiakut të qytetit Neobisha Ivanov.

Снимка

“Ideja për monument të Levskit në Dimitorvgrad është prej kohe – shton Nebojsha Ivanov. – Jam i lumtur që tashmë e kemi. Skulptura është vepër e profesorit Valentin Starçev dhe është dhuratë nga kompania bullgare ndërtuese “Trase Group Hold”, që punon në Serbi. Monumenti do të zbukurojë sheshin e qytetit. Kjo na jep mbështetje morale për pakicën bullgare në Serbi, ndihmon për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.”

Në vitin 2007 përmes një anketimi kombëtar të Televizionit Kombëtar Bullgar Levksi është zgjedhur numër një në listën e bullgarëve të mëdhenj për të gjitha kohërat. Portrete të tij ka në çdo shkollë bullgare, ndërsa monumentet jashtë shtetit janë 22 në vende në Evropë, Amerikë Veriore dhe Latine në Azi.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD