Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elektrobus i brezit të ri bënë udhëtime eksperimentale në Sofje

Foto: BGNES

Një elektrobus nga brezi i ri, që nuk punon me bateri tradicionale, por me ultrakondensator, bënë udhëtime eksperimentale në një nga linjat e transportit urban të Sofjes. Ato automjete moderne, të njohura tashmë në SHBA-në dhe në Kinë, për herë të parë depërtojnë në Evropë përmes kryeqytetit bullgar.

Ultrakondensatorët sigurojnë lëvizje për më pak kohë, por në vend të kësaj koha për ngarkimin është tepër më e shkurtër. Kjo përparësi, bashkë me peshën e pakët dhe çmimin më të ulët, e bënë atë të përshtatshme pikërisht për transportin urban. Sipas kryetarit të këshillit të drejtorëve të Firmës bullgaro-izraelite “Çariët motors” Cvika Cimerman, çmimi për një kilometër të kaluar të elektrobusit të ri është 80 për qind më i ulët se sa i autobusëve tradicionalë me naftë. Ky shifër duhet të ripohohet gjatë periudhës eksperimentale 9-mujore të elektrobusit nëpër rrugët e kryeqytetit.

Një përparësi tjetër e madhe e këtij automjeti është mungesa e emisioneve të dëmshme në ajër, gjë nga e cila vuan kryeqyteti bullgar. Ajri i Sofjes është ndër më të ndoturit në mbarë Evropën. Prandaj në qytet realizohet një program sipas të cilit transporti duhet të bëhet ekologjik.

“Vitet e fundit bashkia e kryeqytetit investoi afro 200 milion euro në projekte të ndryshme për blerjen e mjeteve transportuese, të cilët t’u përgjigjen kërkesave ekologjike – saktëson kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. – 20 tramvaje të reja lëvizen në Sofje. Deri në fund të vitit presim edhe 50 trolejbusë të rinj. Në fund të korrikut do të fillojnë të lëvizen edhe 5 autobusët e parë, që iu përgjigjen kërkesave ekologjike. Parashikohen gjithsej 126 autobusë të rinj për transportin urban. Ato investime sigurohen nga Programi Operativ i Mbrojtjes së Mjedisit dhe nga Programi Operativ i Zhvillimit Rajonal. Ato janë përfitime serioze për kryeqytetin, për transportin urban dhe për pastërtinë e ajrit të Sofjes.”

Foto: BGNESZonja Fandëkova shtoi, se bashkia inkurajon edhe blerjen e automobilave elektrikë, duke i siguruar parkim falas në zonat blu dhe jeshile të qyteteve. Sipas saj, në Sofje tashmë u regjistruan 65 elektromobila.

Elektrobusi i ri është në dispozicion për testim pa pagesë. Tashmë ai lëvizet në një nga linjat e trolejbusit të kryeqytetit. Kjo për shkak, se nga pikëpamja teknike ai është më afërt trolejbusët. Ai ngarkohet në dy stacionet e krijuara posaçërisht për këtë.

“Elektrobusi drejtohet më lehtë, se sa trolejbusët e tjerë – tregon shoferi i urbanit Ivo Atanasov. – Dhe kjo për arsye se te trolejbusët e zakonshëm duhet të merret në konsideratë traseja e rrjetit elektrik. Elektrobusi i ngjan trolejbusit, por nuk shfrytëzon rrymën elektrike nga rrjeti elektrik. Ai disponon bateri speciale – ultrakondensatorë. Ngarkimi i tyre të plotë bëhet për 8 minuta. Kështu elektrobusi mund të kalojë më se 30 kilometra.”

Cvika Cimerman nga Firma bullgaro-izraelite “Çariët motors” shpalli, se nëse rezultatet eksperimentale do të jenë të mira, atëherë elektrobusët do të montohen në Bullgari. Tani ata prodhohen në Kinë nga firma “Hajgër”, partnere e firmës “Çariët motors”. Zoti Cimerman sjell më shumë hollësi mbi këtë ide: “Kemi dëshirë të krijojmë  një vijë për montimin e këtyre autobusëve në Bullgari dhe që këtu të eksportojmë për mbarë Evropën. Krahas këtij modeli përpunojmë edhe dy modele të tjera – një minibus me gjatësi 8 metra dhe një tjetër me gjatësi 19 metra. Ky i fundi mund të zëvendësojë autobusët e mëdha. Bashkëpunimi ynë nuk është i ri, sepse grupi “Vajs” që qëndron prapa kompanisë sonë, punon në Bullgari, që nga viti 1993. Tashmë në Evropë u dëgjua për elektrobusin e ri dhe kemi pyetje nga shumë qytete të tjera.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD

Në Sofje, Plovdiv dhe Varna po zhvillohet një xhiro me biçikletë për të sëmurët me hemofili

700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..

botuar më 24-04-20 7.35.PD

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD