Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me Vjaçesllav Stojanovin nëpër botë në dy rrota

БНР Новини
12
Në Tunizi

Vallë, a ëndërroni të udhëtoni nëpër botë? Patjetër, por, më parë duhet të mbaroni studimet, ose të grumbulloni pak mjete? Edhe fëmijët duhet të rritеn. Në fakt pengesat, që vet mendojmë, që të shndërrojmë ëndrrat tona në iluzione, kurrë nuk sosen... Mirëpo, pse nuk i vëni mënjanë kushtëzimet, pse nuk ndaheni me pronën dhe me të gjitha plaçkat, që të mos kërkoni vend për to në torbat dhe të mos mendoni për to. Dhe kështu të çliruar nga gjithçka të niseni te aventurat? Është e vërtetë, se kjo tingëllon në mënyrë të pabesueshme. Por, nëse dëshirojmë të përshkruajmë vetëm me një fjalë jetën e bullgarit të ri nga Krime Vjaçesllav Stojanov, ajo është e tillë. “Biçikleta është mënyra më e mirë për udhëtim! Ajo jep liri. Njeriu ndalet atje ku dëshiron, atëherë ku ka nevojë”, konsideron Vjaçesllavi. Dhe në të vërtetë ai e ka të drejtën, nëse gjykojmë nga kilometrat e kaluara gjatë viteve – 70 000!!! Një pjesë prej udhëtimeve – turneu i bregut të Detit të Zi dhe të Mesdheut, iu kushtoi kauzës së vet – mbrojtjes së mjedisit. “Deti është i të gjithëve. Nëse ndonjë prej shteteve, që kufizojnë me detin, nuk kujdeset për mbrojtjen e natyrës, uji e ndan këtë problem me vendet e tjera të rajonit. Ja përse shtetet duhet të bashkojnë përpjekjet në këtë drejtim”, është i bindur Vjaçesllavi. Sipas tij problemi me plehrat i detyrohet paditurisë së njerëzve lidhura me dëmet, që i sjellin natyrës me ndotjet e ndryshme.

Ja se çfarë tregon udhëtari për turneun e bregut të Detit të Zi: “Në fillim nisa me idenë, se duhet të riciklojmë plehrat. Mirëpo, shumë shpejtë zbulova, se është tepër herët të flitet për këtë, sepse njerëzit akoma nuk janë mësuar të mendojnë në këtë drejtim. Kështu që para plehrave duhet të riciklojmë mënyrën e mendimit dhe ta riorientojmë te mbrojtja e mjedisit. Dhe në vend, që të presim ndonjëri tjetër të bëjë e gjithë kjo, ne vet duhet të bëjmë ndryshimet, nuk duhet të kritikojmë të tjerët, duhet ta ndryshojmë vet veten. Dhe duke ndryshuar vet veten atëherë do të bëjmë botën më të pastër.”

Në Shkëmbinjtë e Bellogradçikut të Bullgarisë VerilindoreVjaçesllavi rrëfen, se nis udhëtimet më shpesh vet, sepse pak janë njerëzit, që janë gati të ndahen me jetën komforte në emër të aventurave dhe zbulimit të bukurive të botës. Mirëpo, gjatë udhëtimit ai has bashkëmendimtarë. Dhe ato janë momentet më të bukura dhe të paharrueshme, kur mund të ndash rrugën me njerëz, që mendojnë si ti. Doemos ka edhe momente qesharake. Një herë përderisa lahej në një liqen në Abhazi, i vodhën biçikletën dhe të gjitha veshjet. Dhe kështu i zhveshur krejt ai vrapoi pastyre. Arriti të përfitojë nga hutimi i vjedhësve dhe e mori portofolin. Kështu kishte mundësi të paguajë haraç, që të rikthejë pronësinë mbi biçikletën.

Cilat janë rregullat, të cilat aventurieri i ri respekton, kur udhëton?

“Rregulla kryesore është, që kur hysh në ndonjë shtet të huaj të harrosh egon, të dish, se ti je asnjeri në këtë vend dhe nuk duhet të kesh pretendime. Rregulla e dytë është, se çfarë të ndodhë të mbetesh pozitiv. Kur njeriu është i buzëqeshur, gjithnjë tërheq të mirën” – zbulon sekretin e tij Vjaçesllavi.

Kohët e fundit ai u kthye nga Nepali, ku udhëtoi në vazhdim të dy muajve. Cilat janë përshtypjet e tij nga rajoni, ku shpesh herë njerëzit kërkojnë më tepër një prehje shpirtërore?

“Nuk mund të them, se arrita të zbulojë anën shpirtërore të jetës – pranon sinqerisht Vjaçesllavi. – Kisha më shumë shpresa, por Nepali është një shtet turistik dhe turistët ndryshojnë mënyrën e mendimit të banorëve vendas. Kështu gjithçka kthehet në biznes. U përpoqëm të jetojmë me banorët vendas, që të njihemi nga afër me mënyrën e tyre të mendimit, me zakonet, me kulturën... Kështu zbuluan, se për ta egoja është një gjë që shkakton pasoja të rënda. Ata nuk dëshirojnë që në plan të parë të dalë egon e tyre, ata nuk dëshirojnë të prezantohen për diçka më shumë sesa janë. Shumica e njerëzve jetojnë në varfëri dhe në mjerim, por ata nuk ankohen. Brenda dy muajve nuk pamë asnjë ndodhi me ndonjë reagim negativ.”

Megjithëqë kohët e fundit Vjaçesllavi u kthye nga rruga e gjatë, ai prapë po përgatitet për një udhëtim të ri. Kësaj here aventura e tij do të jetë dyvjeçare. Pritet gjatë qershorit udhëtimi i tij të startojë në Alaska. Ai do të kalojë 60 mijë kilometra përmes Amerikës Veriore dhe asaj Jugore. Dhe prapë në qendrën e vëmendjes së tij do të jetë mbrojtja e mjedisit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD