Këngëtarja country Lili Drumeva shënon festë të dyfishtë – album të ri dhe 20 vjet në skenë

Foto: arkiv personal

Lili Drumeva është figurë e njohur në skenën artistike jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë dhe SHBA. Fillimi i rrugës së saj në muzikën country është para njëzet vjetëve. Shumica e adhuruesve të muzikës e njohin si këngëtare, autore të teksteve dhe krijuese të grupit bluegrass “Lilly of the West”, kjo ishte në vitin 1996. Brenda kësaj kohe ajo incizoi 9 albume. Me formacionin e saj këngëtarja ka shumë shfaqje në koncerte dhe festivale, bën turne evropiane. Siç dihet atdheu i muzikës country janë SHBA, prandaj Lili Drumeva ka pasur dhe më shumë angazhime muzikore gjatë viteve aty. Në “vendin e mundësive të pakufizuara” ajo ka specializuar muzikë country dhe bluegrass.

Para pak kohe ajo botoi librin me titullin “Emocione me Lili – muzikë në 50 tema”, ku prezanton gjinitë muzikore si country, bluz, swing, rok dhe të tjera. Në lidhje me shënimin e 20 vjetorit të karrierës së saj krijuese Lili bashkë me kolegët e saj të “Lilly of the West” i gëzoi fansat e vet me një album të ri, të dhjetin sipas radhës, i cili mban emrin “Strong Machine”.

“Albumi është i ndryshëm për nga stili në krahasim me albumet e mëparshme – ndan Lili Drumeva. Deri tani kemi shkruar para së gjithësh country dhe bluegrass, ndërsa në “Strong Machine” bëmë një kthesë tek muzika pop. Kjo u bë rastësisht, pas takimit tim me Stamen Janevin dhe Nikollaj Peevin, të njohur nga grupi “Akustika”. Një ditë Niki erdhi tek unë dhe tha se ka shkruar një këngë posaçërisht për mua me emrin “Diku mbrapa” dhe ajo u bë e para, që incizuam për albumin. Pranë saj vendosëm të bëjmë akoma disa këngë në stilin pop akustik. Filluam punë të përbashkët, ndërsa Stameni i bëri aranzhimet. Dy vjet kam punuar mbi këtë projekt, në të ndihet ndikimi i dy muzikantëve që janë mjeshtër në gjininë e muzikës pop. Mendoj, se doli një koleksion shumë i mirë me dhjetë këngë të autorit. Me tekste të veta mori pjesë dhe Desi Sofranova. Ka një këngë, e cila është me muzikë të një shoqe time nga Londra – Hannah Elton-Wall. Teksti është i poetit me kitarë Grisha Trifonov, i cili për fat të keq vitin e kaluar u nda nga jeta. Kënga titullohet “Nisu sot”.

Gjatë pranverës “Lilly of the West” mbajti disa koncerte në Sofje dhe Varna. Programi aktiv muzikor vazhdon dhe gjatë verës me shfaqje në skena të ndryshme të hapura  në kryeqytet.

“Në fillim të gushtit do të nisemi për në Francë dhe aty do të interpretojmë për herë të tretë në një festival të madh bluegrass, i cili zhvillohet prej 10 vjetësh – tregon Lili Drumeva. – Në fillim të shtatorit do të shkoj në Lubljanë me ftesë të këngëtares Ditka – ylli i skenës sllovene. Ajo më ftoi të marr pjesë në koncertin e saj më 11 shtator në lidhje me promovimin e albumit të saj të ri. Ideja është që unë të interpretoj këngë me një vargje në sllovenisht, ndërsa ajo të këndojë të njëjtën këngë me një vargje bullgarisht. Kjo pjesëmarrje me gëzon shumë, sepse deri tani nuk kam pasur koncert në këtë vend. Më 1 tetor me grupin do të bëjmë një koncert të madh në Sofje me lidhje me 20 vjetorin e krijimit të “Lilly of the West”. Do të organizojmë festë për të gjithë – për miqtë tanë dhe për të gjithë qe kanë pasur pjesëmarrje në grupin tonë gjatë viteve. Do të interpretojmë këngë të zgjedhur nga repertori ynë i madh.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Postimet e lidhura

“Lilly of the West” – country, swing dhe... këngë popullore bullgare

ftp://files.bnr.bg/RadioBulgaria/Albanska/Myzika/audio01_alb_21_05_12.mp3 Lili Drumeva është drejtuese e radio programeve, e programeve televizive, është këngëtare, autore muzike dhe menaxhere e grupit të saj “Lilly of the West”. Në të marrin pjesë..

botuar më 12-05-22 8.47.PD
Më shumë nga rubrika

Zërat bullgarë në koncertin e “London Film Music Orchestra”

Më 21 dhjetor  në Covent Garden, është koncerti i fundit për këtë vit i “London Film Music Orchestra”, me një mik të posaçëm Chris Nicolaides. Në program janë përfshirë disa kompozime të kompozitorit të njohur të muzikës së filmave, do të..

botuar më 18-12-18 12.57.MD

Një koncert përpara Krishtlindjeve të korit “Vanja Moneva” në kishën e vjetër “Shën Sofia”

Me bekimin e Shenjtërisë së Tij Neofit – Mitropolit i Sofjes dhe Patriark Bullgar, ngjarja organizohet nga mitropolia e Shenjtë e Sofjes. Koncerti është më 16 dhjetor nga ora 18 në kishën e vjetër “Shën Sofia”– një bazilikë me tre nefe me një..

botuar më 18-12-14 4.26.MD

Të ekzekutosh me violinistin Petër Dellçev – një përjetim i paharrueshëm

Para gjysmë shekulli violinist bullgar Petër Dellçev fitoi për here të dytë çmimin e katërt të festivalit prestigjioz ndërkombëtar “Nikolo Pganini” në Genova të Italisë. Dekoratën e mëparshme nga i njëjti festival Petër Dellçev e fitoi një vit..

botuar më 18-12-13 1.23.MD