Edicioni i gjashtë i Festivalit koral “Tingujt e Detit të Zi” në Ballçik

Zoran Stanisavleviçi dhe kori i tij
Foto: Rosen Donev

Afro 500 pjesëmarrës dhe të ftuar, përfaqësues të 7 shteteve, 20 formacione korale që u paraqitën në programin e konkursit, në koncertet e festivalit dhe atelietë...Prapa kësaj statistike qëndrojnë përjetime të paharrueshme në skenë dhe jashtë saj, kontakte me tradita të ndryshme në artin koral, aftësi te reja dhe plane për bashkëpunim profesional. Kuptohet dhe shumë punë në përgatitjen e aktiviteteve. Mikpritëse e Festivalit ishte kori “Çernomorski zvuci” (Tingujt e Detit të Zi) me dirigjent Valentina Georgieva. Ajo është drejtore artistike e festivalit dhe anëtare e jurisë. Sivjet në të ishin dhe Vanja Moneva – dirigjentja e korit “ Zërat kozmikë” dhe udhëheqëse e ateliesë për koret folklorike dhe Ambroz Copi– dirigjent dhe kompozitor i njohur slloven, udhëheqës i atelieve për kore të përziera dhe të fëmijëve. Sipas reglamentit çmimi për prezantimin kompleks ishte një. E fitoi Kori akademik pranë Qendrës kulturore të studentëve në qytetin Nish, Serbi. Ja se çfarë na tha dirigjenti i tij Zoran Stanisavleviç:

Jam shumë i emocionuar dhe gëzohem se morëm statujën. Kjo është gara e parë në të cilën paraqitem. Jam i lumtur, se morën jo vetëm çmimin e madh, por edhe disa të tjera – për korin më të mirë të përzier, për mua – si dirigjenti më i mirë, dhe për interpretimin më të mirë të këngës bullgare nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë. Gjëja më e bukur pas festivalit janë kujtimet e bukura, me të cilat largohemi si dhe notat e këngëve bullgare, që morëm. Në Serbi na pëlqen të interpretojmë këngë bullgare, na pëlqen ritmika e tyre.




Çmimin e parë në kategorinë “Koret homogjene” e mori Kori i grave “Alabrea” me dirigjente Atanaska Popova. Është themeluar në fund të vitit 2013 dhe tashmë ka disa çmime të para në konkurse serioze. Në vitin 2015 u krijua dhe kori i përzier me të njëjtin emër. Për prezantimin e saj Atanaska Popova fitoi çmimin për dirigjent të ri më perspektiv.

Jam e lumtur, se bëmë përshtypje, me gjithë se kishim shumë pak kohe për përgatitje – tha znj. Popova. Gëzohem se edhe dy koret – ai i grave dhe kori i përzier arritën të prezantojnë në skenë më të mirën që kemi arritur.”

Ansambli Vokal „Ezerec” mori çmimin e parë te koret folklorike

Dy formacionet e “Alabrea”, bashkë me disa kolektiva të tjera morën pjesë në atelietë korale për kore të përziera, homogjene dhe të fëmijëve, të drejtuar nga Ambroz Copi. Në koncertin mbyllës tingëlluan dy vepra të tij. Laudate Dominum është për kor të përzier, krijuar posaçërisht për festivalin dhe është dhuratë nga kompozitori për korin-mikpritës. Vepra u interpretua nga pjesëmarrës nga Greqia, Turqia, Serbia, Norvegjia dhe Bullgaria. Vepra e dytë Until We Meet Again u prezantua nga kolektivat korale të grave dhe të fëmijëve nga Bullgaria. Kënga i është kushtuar Korit të fëmijëve “Bodra sjana” nga qyteti Shumen, me të cilin z. Copi ka histori të përbashkët.




Për herë të dytë jam në Ballçik – tregoi Ambroz Copi. E dua këtë festivale, sepse ai është i ndryshëm – ofron mundësi për pjesëmarrje në konkurs, në programin e festivalit, në atelietë e ndryshme dhe në koncertet miqësore. Më e rëndësishmja është se këmbehen ide, njihesh me muzikë të re. Para dy vjetësh këtu u takova me Denica Uzunovën, udhëheqëse e korit “Bodra smjana”, e cila me ftoi në Shumen. Aty si dirigjent prezantova veprën time Missa Brevis. Pas kësaj kori erdhi për vizitë në Slloveni dhe mbajti dy koncerte. Në pritje të takimit tonë të ri shkrova këngën “Until We Meet Again”.

Sivjet risia në forumin tonë ishte prania e grupit vokal “Spektrum” – na tregoi Valentina Georgieva. Pavarësisht se pak njerëz vizituan atelienë e tyre, anëtarët arritën të na tregojnë disa prej specifikave të grupit akapela. Jam e bindur, se ky takim i parë do të vërë fillimin e linjës së re në programin e festivalit – prezantimin e grupeve vokale. Një novitet tjetër është botimi i përmbledhjes me këngë, të përgatitur nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë. Është e mrekullueshme se këto këngë do të arrijnë tek gjithnjë e më shumë kolektiva korale.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

„Versioni akustik“ shënon 33 vjet në skenë

Në vitin 2011 “Versioni akustik” shënon 33 vjet nga themelimi i bandës. Mbushja e “moshës së Krishtit” është arsyeja për koncertin e planifikuar për 17 janar në “Studio 5” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Të parët ishin pianisti Antoni..

botuar më 18-01-16 1.02.MD

Diço – me album të ri muzikor me emrin “Frymë”

Diço Hristov, i njohur akoma si “Diçoja nga D2” edhe deri më sot e kësaj dite nuk mund të dalë nga ky pseudonim i vet, pavarësisht se  më shumë se 10 vjet nuk ka më asgjë të përbashkët me këtë formacion muzikor. Por, pikërisht aty ai fitoi famën e..

botuar më 18-01-04 2.47.MD

Gëzuar Vitin e Ri 2018 dhe për shumë vjet

Festat janë koha për urime, dhurata dhe muzikë të bukur. Me rastin e Vitit të Ri 2018 me urime për një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe plotë suksese të shumta për ju Radio Bullgaria zgjodhi muzikë të bukur në interpretim dhe ekzekutim të..

botuar më 18-01-01 9.00.PD