Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toma Sprostranov mori çmimin prestigjioz “Shekulli i artë”

Ministri i kulturës Vezhdi Rashidov (majtas) ia dorëzon çmimin "Shekulli i Artë" gazetrit Toma Sprostranov
Foto: BTA

Redaktori i njohur dhe drejtues në Radion Kombëtare Bullgare Toma Sprostranov mori çmimin “Shekulli i artë”, i cili u jepet personave që kanë kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e kulturës bullgare dhe identitetit kombëtar. Mbajtës të këtij çmimi të Ministrisë së Kulturës janë emra të shquar si Ljuben Zidarov, prof. Pllamen Xhurov, Lilija Arabaxhieva, Stojan Aleksiev, Elin Rahnev, prof. Aleksandër Tekeliev. Toma Sprostranovi është i njohur si “zëri më i shquar ” në eterin bullgar. Programi i tij “Pentagrami kureshtar”, i cili tingëllon në valët e Radio Plovdivit çdo të dielën, që nga viti 1967, është rubrika muzikore më e vjetër në Ballkan, e cila vazhdon të realizohet rregullisht. Dëgjuesit e programit “Horizont” të Radios Komblëtare Bullgare e njohin Toma Sprostranovin si drejtuesi i rubrikave “Notat që pulsojnë”, “Tomi prezanton” dhe “Më të dashurat”. Sipas dëgjuesve Toma është njeriu radio.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD