Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ftojmë firma gjermane për të ridrejtuar biznesin e tyre në Bullgari

Foto: arkiv

Zëvendës Ministrat e Ekonomisë Daniella Vezieva dhe Ljuben Petrov diskutuan mundësitë për zgjerimin e investimeve dhe tregtisë me Gjermaninë në një takim me përfaqësues të Komisionit Lindor të Ekonomisë Gjermane. Ka tendencë që kompanitë gjermane, të cilat kanë plane për t’i tërhequr investimet e tyre nga Kina dhe Turqia, të përfitojnë nga përparësitë, që ofrohen nga mjedisi i biznesit në regjion. Duhet t’i tërheqim firmat këtu, sepse në këtë mënyrë Produkti i Brendshëm Bruto po rritet dhe tregtia do të rritet, tha në takim Mihael Harms – udhëheqës i Komisionit Lindor të Ekonomisë Gjermane, komision ky i cili mbron interesat e mbi 200 firmave gjermane në 21 vende në Evropën Lindore. Ljuben Petrov nënvizoi se Bullgaria mund të jetë një destinim potencial i biznesit dhe i investimeve edhe për kompanitë, të cilat për shkak të krizës në Ukrainë dhe të sanksioneve kundër Rusisë janë detyruar t’i ridrejtojnë interesat e tyre të biznesit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD