Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: Maria Peeva

Tema kryesore e shtypit të premten është buxheti i miratuar shtetëror për vitin 2017. Gazeta “Sega” e vë theksin se “Megjithë referendumin, partitë ruajtën subvencionet e mëdha” dhe për çdo një votë të vërtetë subvencioni shtetëror do të vazhdojë të jetë 11 leva dhe nuk do të pakësohet në një lev. Për këtë shkas “Trud” shënon se deputetët nuk e dëgjuan zërin e popullit. Duma Socialiste thekson nga ana e vet se me “falsifikime dhe shkelje të rregullave të Kuvendit Popullor deputetët nga GERB rrëzuan ofertën në ligjin për buxhetin 2017 për parashikimin e akoma 10 mln levave suplementarë për Akademinë Bullgare të Shkencave dhe të 500 mijë levave për Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.

Në një titull kryesor gazeta “24 çasa” pohon se zgjedhjet pranverën nuk do të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar, të paktën sipas GERB-it. Në një intervistë për gazetën në fjalë shefi i komisionit juridik të Kuvendit Popullor Danaill Kirillov thotë se ndryshimet, me të cilat duhet të aplikohet zgjedhja mazhoritare për deputetët, nuk do të miratohen para zgjedhjeve të pritura. Problemi i parë është kërkesa e Komisionit të Venecies që të mos bëhen ndryshime në vitin e votës, kurse problemi i dytë është se askush nuk parashtron projekt për ndryshime në sistemin zgjedhor.

Në një artikull në faqen e parë gazeta “Sega” na informon se 200 km prej kufirit të Bullgarisë me Turqinë janë pa kamera. Gazeta citon deklaratën e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Filip Gunev se Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se në kampin e rebeluar të refugjatëve në Harmanli ka shumë të huaj, që janë vendosur atje vetë. Përveç kësaj atje shumë shpesh kanë hyrë trafikantë njerëzish.

Me titullin “Balloni i cili u përgjigjet interesave të të gjithëve” gazeta “Kapital” pohon se partitë grumbullojnë dividendë të lirë, por të rrezikshëm nga e ashtuquajtura “krizë e migrantëve”. Forcat kryesore politike fitojnë para zgjedhjeve dividendë afatshkurtër prej konsensusit të tyre për rrezikun më të madh për vendin dhe për ashpërsimin deri në fund të tensioneve në shoqëri kundër refugjatëve. Mirëpo, efekti i dëmshëm tashmë shihet dhe çdo një vendim që mund ta lehtësojë problemin si të autoriteteve, ashtu dhe të njerëzve afër qendrave të refugjatëve, si dhe të migratëve që banojnë atje, është i papranueshëm. Frymëzimi i frikës është në dobi nga njëra anë të opozitës, sepse ajo ka shkas për t’i sulmuar pushtetarët për politikën e tyre ndaj migrantëve, kurse nga ana tjetër pushtetarët kanë mundësi të lavdërohen se tërheqin nga BE-ja miliona për financimin e urgjentë të kontrollit kufitar. Mirëpo, krijimi i armikut publik, i cili është i përshtatshëm për të gjitha partitë, i pakëson shumë shanset për një politikë adekuate të Bullgarisë së anëtare e BE-së.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD