Projekti City Slickers i ndihmon të huajt në Bullgari

Foto: arkiv personal

Përfytyroni se duhet të qëndroni në një shtet të huaj pa ditur gjuhën dhe pa njohur mënyrën e mendimit të vendasve. Përfytyroni se duhet të përballoni sfida të ndryshme të lidhura me këtë. Dy miq rreth 30 vjeçar kanë përpunuar një platformë online “Ndihma e shpejtë e qytetit” – një sajt, i cili i ndihmon pikërisht të huajt, të cilët kanë ardhur tek ne për një periudhë të gjatë apo për të jetuar përherë. Me këtë sajt ata i ndihmojnë të huajte që të zgjedhin problemet e tyre si gjetja e strehimit, komunikimi me administratën e rëndë, jeta në qytet e kështu me radhë. Epifan Pefev, i cili ka arsim në fushën e ekonomisë, na tregon për rrugën nga ideja deri në realizimin e saj:

Mbas projektit qëndrojmë ne me Veronika Ninova. Kemi shumë miq të huaj, këtu në Bullgari. Shpesh ata na drejtoheshin neve për këshilla – për shembull kur kishin nevojë për banesë, sepse herën e parë kur kanë kërkuar banesë qiradhënësit nuk kanë vepruar në mënyrë korrekte. Apo për dorëzimin e dokumenteve në ndonjë institucion shtetëror. Shumë prej shërbimeve në Bullgari nuk janë të arritshme për të huajt që nuk dinë bullgarisht. Kështu arritëm tek përfundimi se kjo është një degë tregtare, në të cilën nuk ka ofrim. Rreth 6 muaj mendonim për mënyrën e ofrimit të shërbimit, bëmë një studim ndër të huajt për nevojat e tyre, për problemet që hasin. Mendonim shumë mbi formimin e çmimeve dhe më në fund vendosëm se do të jetë më mirë, po t’i lëmë klientët që vetë të përcaktojnë çmimin për shërbimin konkret” – tregoi Epifan.

2 njerëzit e rinj kërkojnë specialistë të ndryshëm si juristë, tregtarë të pronave të paluajtshme, përkthyes, mjeshtër që merren me punime rinovimi apo ndërtimi. Dhe të gjithë njerëzit, me të cilët punojnë janë të besueshëm.  Sajti është vetëm një vend, i cili ofron mundësi për dërgimin e mesazheve nga ana e të hujve. Pastaj komunikoimi vazhdon ndërmjet telefonit, mejlit apo mundësive të tjera për lidhje. Një mik i tyre programist përgjigjet për pjesën teknike të sajtit, një dizajner grafik – për logo. “Për sa i përket profilit të klientëve – ata janë kryesisht nëpunës të kompanive ndërkombëtare, të cilat punojnë në zyrat bullgare të firmave të tyre, investitorë të ardhshëm, të cilët studiojnë tregun tonë, apo vetëm njerëz që dëshirojnë të jetojnë në Bullgari. Një grup tjetër janë studentët e huaj  -ata kryesisht studiojnë në specialitetin e mjekësisë dhe zakonisht janë nga Greqia apo nga Turqia. Kohët e fundit ka edhe shumë portugalezë dhe brazilianë – ndoshta për shkak të kompanive që merren me outsourcing” – shpjegoi bashkëbiseduesi ynë.

Vështirësitë më të shpeshta, të cilat i hasin të huajt tek ne, janë në vend të parë barriera gjuhësore dhe tabelat me mbishkrime në cirilik, integrimi në shoqërinë bullgare. Entuziastët e rinj kanë një mision të rëndë – t’i nxjerrin të huajt nga diaspora e tyre dhe të krijojnë kontakte të domosdoshme midis tyre dhe shoqërinë tonë. Epifani tregon për motivacionin e tij dhe të partneres së tij:

Ajo që na motivon është ideja se njerëzit e rinj sot duhet të jemi më aktivë. Vazhdimisht dëgjojmë se pa financim nuk mund të zhvillohet biznes. Por ne mendojmë se po të kesh një ide të mirë dhe po të jesh mjaft i motivuar, mund ta realizosh atë bile pa kapital fillestar. Dëshirojmë t’i ndihmojmë njerëzit dhe besojmë se kështu do të ndihmojmë edhe për këtë që Bullgaria të bëhet një shtet multikultural evropian, kështu siç ne mendojmë se duhet të jetë. Kështu tek ne do të vijnë më shumë të huaj, ata do të ndihen më mirë dhe shoqëria jonë do të zhvillohet në drejtimin e duhur” – tha Epifan Pefevi.

Përgatiti në shqip: Jordanika Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Milano përgatitin “Pranverën ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”

Më 25 shkurt Muzeu i Kulturave të Botës në Milano do të jetë mikpritës i “Pranverës ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”. Festa daton që nga pesë vjet kur u themelua një laborator për punim veroresh në shkollën bullgare në qytetin..

botuar më 18-02-23 3.42.MD

Fëmijët nga qyteti Popovo punojnë verore që të mund të ndihmojnë vërsnikët e vet me probleme shëndetësore

Po afron 1 marsi, një nga festat më të bukura bullgare, kur që të gjithë zbukurohemi me fije të bardha dhe të kuqe për shëndet në pritje të pranverës. Këtë ditë venë verore që të gjithë bullgarët, të cilët gjenden kudo nëpër botë. Shumë fëmijë..

botuar më 18-02-23 12.08.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Aleksandër Vuçiç: Serbia është në rrugën drejt Evropës, por i ruajmë marrëdhëniet e mira me Rusinë Serbia shikon tek Evropa, mirëpo vazhdon politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe të mirëkuptimit me Federatën Ruse, pavarësisht nga..

botuar më 18-02-22 4.23.MD